Showbiz

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?! Shokon shitësi i "Tom Ford"

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!
Foto: Tom Ford/ Simon Perry for BoF/ Page Six

Një nga shitësit më të suksesshëm të butikut "Tom Ford" në Miami pretendon se shefja e tij i ofronte një grupi të përzgjedhur klientësh VIP favore seksuale në dhomat e provës, fotografi sipas kërkesës të pjesëve të saj intime, madje ofronte edhe marrëdhënie seksuale treshe me punonjës të tjerë, kjo kur shihte që klientët shfaqnin interes ndaj dyqaneve të tjera konkurrente.

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

Ai paraqiti një ankesë pranë Komisionit Federal për Mundësi të Barabarta në Punësim (EEOC), duke pretenduar se edhe pse ai ishte ankuar te kompania ku punonte, askush nuk kishte reaguar.

Sipas ankesës, së siguruar nga Page Six, punonjësi pretendon se rreth vitit 2020, menaxherja filloi t’i tregonte atij për aventurat e saj dhe i besoi marrëdhëniet me disa klientë shumë të pasur, përfshirë një regjisor të pasur filmi, i përmendur në dokument si z. B.

Ai tha se ajo më pas filloi ta përfshinte në marrëdhëniet e saj, duke i kërkuar të “ruante derën” ndërsa ajo ishte me "klientin" në dhomën e provës, madje i kërkonte të shpërqëndronte gruan e tij duke i treguar disa produkte grimi në dyqan.

Sipas tij, e vetmja arsye pse po e pranonte këtë situatë ishte sepse nuk dëshironte të humbiste pozicionin e punës.

Ai u shpreh se më vonë menaxherja u shqetësua kur një tjetër biznesmen i fuqishëm po fillonte të humbiste interesin për markën.

“Një ditë, kur isha në dyqan, (menaxherja) më tha se ai dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale treshe me mua,” pretendon ai në dokumente, duke shtuar se mbajtja e atij klienti varej prej përgjigjes së tij.

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

Në tetor, punonjësi ngriti një ankesë kundër "Tom Ford Fashion", duke pretenduar se e raportoi sjelljen e menaxheres, por kompania fillimisht “nuk bëri asgjë për muaj të tërë”, më pas u hakmor ndaj tij dhe në fund e pushoi nga puna menaxheren.

Përmes një deklarate, një prej përfaqësuesve të "Tom Ford Fashion" i mohoi akuzat.

REELS

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Manager offered sexual favors to keep customers?! Tom Ford salesman shocks

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!
Photo: Tom Ford/ Simon Perry for BoF/ Page Six

One of the most successful salespeople at the Tom Ford boutique in Miami claims that his boss offered a select group of VIP clients sexual favors in the fitting rooms, on-demand photos of her private parts, and even offered threesomes with other employees when she saw that customers were showing interest in other competing stores.

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

He filed a complaint with the federal Equal Employment Opportunity Commission (EEOC), claiming that even though he had complained to the company where he worked, no one had responded.

According to the complaint, obtained by Page Six, the employee alleges that around 2020, the manager began telling him about her affairs and confided in him about relationships with several very wealthy clients, including a wealthy film director, referred to in the document as Mr. B.

He said she then began involving him in her relationship, asking him to "guard the door" while she was with the "client" in the fitting room, and even asking him to distract his wife by showing her some makeup products in the store.

According to him, the only reason he was accepting this situation was because he did not want to lose his job position.

He said that the manager later became concerned when another powerful businessman was starting to lose interest in the brand.

"One day, when I was in the store, (the manager) told me that he wanted to have a threesome with me," he claims in the documents, adding that keeping that customer depended on his response.

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

Menaxherja ofronte favore seksuale për të mbajtur klientët?!

In October, the employee filed a complaint against Tom Ford Fashion, claiming that he reported the manager's behavior, but the company initially "did nothing for months," then retaliated against him and ultimately fired the manager.

Through a statement, a representative for "Tom Ford Fashion" denied the allegations.