E vetmja mbretëreshë që mund të jetë në një nivel me Beyonce-n? Meghan Markle! Kush përveç saj mund të pranonte një çmim nga Brit Award duke patur në sfond “ikonën” me fytyrën e dukeshës? Askush!
Beyonce dhe Jay Z fituan çmimin “Best International Group” dhe pas tyre, në sfond qëndronte portreti i Meghan-it. Padyshim, e gjithë kjo ishte e mirëmenduar. Veshja e çiftit është e ngjashme me ato që mbajnë veshur në videon “Apeshit” e ndërsa në vend të ikonës së Mona Lisa-s, kanë vendosur në mënyrë perfekte Meghan-in.
“Faleminderit Brits për këtë çmim. Në 2002-in, e kam fituar me mikeshat e mia, Kelly dhe Michelle. Në nder të “Black History Month”, u përulemi një nga Mona-ve tona me ngjyrë. Urime për shtatzëninë tënde. Të urojmë vetëm gëzim!”- shkruan Bey në llogarinë e saj të Instagram-it.
Duke marrë parasysh influencën e dyshes, fansat janë të bindur që zëvendësimi i portretit të Mona Lisa-s me Meghan Markle është një përpjekje e hapur për të vendosur njerëzit me ngjyrë në të njëjtin vend ku arti modern është fokusuar gjithnjë...
Gjithsesi, Meghan duhet të jetë në ditët më të mira të jetës. Pas festës së mirëseardhjes për bebushin, tani me shumë gjasa mund të gjejë një portret të sajin në shtëpinë e Beyonce-s. A mund të jetë më me fat?!