Vendimi i Trump-it për të ndaluar hyrjen e emigrantëve nga 7 vende të ndryshme me shumicë muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zemëruar jo pak qytetarët që prej ditësh janë ngritur në protesta masive në të gjithë Amerikën.
Edhe mediat ndërkombëtare kanë protestuar ndaj vendimit të presidentit të ri, duke përmendur shembuj emigrantësh që kanë korrur suksese të pabesueshme dhe kanë dhënë kontribute të mëdha në vendet pritëse. Media prestigjioze si 'The Telegraph' apo revista 'Self' kanë veçuar Rita Orën si një prej emigranteve, që jo vetëm ka mundur të përshtatet, por ka tejkaluar çdo pritshmëri.
"Këngëtarja që ka fituar shumë çmime, stiliste dhe yll televizive, Rita Ora, është larguar nga Kosova me familjen e saj kur ishte 1-vjeç, pas persekutimit të familjes së saj në Shqipëri. Këngët e saj kanë kryesuar listat e klasifikimeve muzikore dhe ka prezantuar bashkëpunime me marka të rëndësishme si Adidas apo Rimmel", shkruan Telegraph.
Shembuj të tjerë suksesi mund të përmendim Dua Lipën, Stanaj, Bebe Rexha e shumë shqiptarë të tjerë që e kanë kthyer emrin e tyre në 'brand' në industrinë e showbiz-it në botë.