Lifestyle

Më në fund, në Instagramin shqiptar po ndodh ajo që duhet të kish ndodhur me kohë

Më në fund, në Instagramin shqiptar po ndodh ajo që duhet
Një qendër tregtare në Birmingham/ Instagram: @anahyseni

Jemi mësuar që, kur pyesim për diçka apo kur na thuhet ndonjë kuriozitet, ta mbyllim me “për kulturë më shumë”. Por në epokën e globalizimit ku jetojmë, kultura është gjithçka, ndonëse rrjetet sociale nuk na lënë shumë kohë për të vëzhguar ndonjë gjë tjetër.

 

Spektakli i dritave sonte 14.10.2017 ne kryeqytetin zviceran ne Bern / E ardhur ne Inbox nga nje ndjekese #PerKultureMeShume

A post shared by The Anabel Life (@anabel_world) on

Prandaj faqja Anabel World në Instagram (@anabel_world) nisi një lëvizje në rrjetet sociale, për të nxitur njerëzit të ndajnë sa më shumë nga kultura që shikojnë, duke kulturuar kështu njëri-tjetrin edhe kur kalojmë orë të tëra në Instagram. Në vend që t’u tregojmë të tjerëve sa shopping bëmë në Paris, t’u tregojmë edhe çfarë pamë brenda Muzeut të Luvrit, apo si të shkosh atje me metro.

 

Çdo javë nga një sugjerim! #anabeltravel #perkulturemeshume

A post shared by The Anabel Life (@anabel_world) on

Thurja #PerKultureMeShume tashmë ka mbledhur mbi 100 postime, ku njerëzit postojnë fotografi të muzeve, teatrove, siteve kulturore, ekspozitave, fotografive artistike, shfaqjeve të dramaturgjisë apo të muzikës, etj., duke i vendosur këtë hashtag.

 

I am here to live out loud. #PerKultureMeShume

A post shared by K? (@keishliii) on

#PerKultureMeShume po mbështetet edhe nga institucione kulturore, si Akademia Hollywood, apo faqet që i dedikohen librave dhe artit, si përshembull: Librat që dua (@libratqëdua) apo Këndi i Leximit (@kendi_i_leximit), apo Instagrammers-a të njohur.

 

Fotografi nga artisti shqiptar Anri Sala. #anrisala #PerKultureMeShume #tirana #nobarragannocry

A post shared by Akademia Hollywood (@akademiahollywood) on

 

Shpella e Gadimës ka një moshë 80 milionë vjeçare dhe është ndër më të vjetra në botë. U zbulua krejt rastësisht, në vitin 1969, nga një banor i zonës. Teksa po kërkonte ushqim për lopët, ai befas shkeli mbi një të çarë të shkëmbit… Dhe…kështu nisi historia…Sot, në kujtim të tij, një kënd i shpellës ka marrë emrin e zbuluesit të parë të saj. Kjo vepër e rrallë e natyrës u bë e vizitueshme në vitin 1974. Prej atëherë, këtu kanë ardhur miliona vizitorë, nga të gjitha anët e botës. Diku, në një kënd të veçantë, stalakmitet kanë krijuar një formë që, shoqëruesi thotë se, është ajo e kufijve të Kosovës, apo më tej ajo e Shqipërisë. Stalakmite e stalaktite të llojeve e formave nga më të ndryshme, që tentojnë drejt njëra tjetrës nga tavani e dyshemeja, në një udhëtim milionavjeçar, që ende nuk ka marrë fund. Mermeri i trajtësuar në ato forma të çuditshme, që vetëm natyra mund t’i krijojë. Konfiguracionet e stalaktiteve në tavanin e shpellës, janë të shumëllojta, ashtu sikundër edhe ato të stalakmiteve në dysheme. Madje, në perceptim të konfiguracionit të tyre, specialistët apo vizitorët, kishin pagëzuar këto forma me emërtime të ndryshme./koha.net #visitKosovo #history #shpellaGadimes #caves #archaeology #culture #rareplaces #ancient #perkulturemeshume

A post shared by sipas_fatmes (@sipas_fatmes) on

Njerëzit po postojnë foto nga udhëtimet e tyre jo vetëm për të treguar se ku e pinë koktejlin në Ibiza apo hashashin në Amsterdam, por edhe foto nga galeritë në Gjermani, Poloni, apo nga lagjet e bukura dhe të famshme të botës, që jo të gjithë mund t’i vizitojmë.

 

I dont do this often,but when I do,ofc I will share it with you. #perkulturemeshume

A post shared by K I K I (@kristela_coku) on

Duke shkruar #PerKultureMeShume tek kërkimi në Instagram, do t’ju shfaqen të gjitha postimet e njerëzve me këtë thurje dhe patjetër do të lexoni dhe shikoni diçka që nuk e dinit.

Bota është tepër e madhe për të mos e ndarë atë me miqtë tuaj. Nëse keni diçka interesante për të treguar, postojeni me thurjen #PerKultureMeShume dhe bota do të jetë patjetër një vend më i mirë.

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻