





Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Të dy këngëtarë të sukseshëm të skenës shqiptare. Bashkëpunimet e tyre kanë qenë gjithmonë tepër të pëlqyera nga publiku dhe sëbashku, ata janë përzgjedhur edhe si imazhi i disa fushatave publicitare.
Aleksandër dhe Alba Frangaj
Presidenti dhe drejtorja e Televizionit Klan. Një dyshe e fuqishme që krahas fëmijëve, rrisin përditë edhe një televizion të madh, një nga më të rëndësishmit dhe më të suksesshmit në vend.
Gerd Vaso dhe Enada Hoxha
Dy nga balerinët më të suksesshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Me një karrierë 20-vjeçare, Gerdi dhe Enada, përveçse partnerë në jetë, janë partnerë edhe në skenë. Edhe ata janë përzgjedhur disa herë si imazh në fushata të rëndësishme publicitare.
Petri Bozo dhe Alda Bida
Skenaristja dhe regjisori i famshëm, siç është shprehur edhe vetë Alda në një intervistë, janë shokë, bashkëshortë, të dashur dhe bashkëpunëtorë. Dhe kjo lidhje kaq e fortë nuk kishte si të mos shprehej edhe në punët e tyre, në produksionin e “Miss Shqipëria”, “Miss Globe” dhe “Netët e Klipit Shqiptar”.
Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku
Kompozitori dhe tekstshkruesja me siguri janë muza e njëri-tjetrit sepse këngët e krijuara nga ata të dy, shpesh kanë qenë ndër më të preferuarat në festivale të rëndësishme të muzikës.
Mihrije Braha dhe Naim Abazi
Krahas prezantimit të një emisioni televiziv, Naim Abazi sëbashku me bashkëshorten e tij Mihrije Braha janë një dyshe muzikore tepër e suksesshme të cilët ndër vite bëjnë muzikë sëbashku, kryesisht të zhanrit popullor.
Bashkimi bën fuqinë dhe kjo vlen më së mirë për këto çifte. Shfletoni galerinë për t’u njohur me “power couples” shqiptarë, që sëbashku kanë arritur suksesin.