Metropolitan

Martesa: E treta e vërteta për Kim Kardashian

Teksa ajo përgatitet për ecjen në altar për herë të tretë në një martesë përrallore italiane, fansat e saj po shpresojnë që kjo të jetë "E treta e vërteta" dhe që Kim më në fund të ketë gjetur gjysmën e saj më të mirë te reperi, Kanye West.

Të dyja martesat e mëparshme të Kim kanë ndodhur shumë shpejt- ajo u arratis me producentin muzikor Damon Thomas, në Las Vegas në 2000-shin dhe më pas pranoi propozimin për martesë të Kris Humphries, vetëm 6 muaj pas takimit të tyre të parë.

Ndërsa, Kim dhe Kanye njihen që prej 10 vjetësh dhe janë takuar për herë të parë në 2004-rën, kur Kim ishte ende e martuar me Thomas. Ata mbetën miq, por Kanye filloi të kishte ndjenja dashurie drejt zeshkanes së rrumbullakosur, kur ajo nisi të shfaqej shumë shpesh e fotografuar me mikeshën e saj të pasur, Paris Hilton. "Unë e dija dhe kam kërkuar gjithmonë që ajo të ishte e dashura ime për një kohë të gjatë" tha reperi për një intervistë në radio, nëntorin e shkuar.

Ja çfarë ka ndodhur me martesat e mëparshme të Kim Kardashian:

MARTESA Nr.1 : KIM ARRATISET ME PRODUCENTIN DAMON THOMAS.

Kim Kardashian ishte vetëm 19 vjeç dhe punonte si asistente shitjesh në një dyqan rrobash në Los Angeles, kur vendosi të arratisej me producentin 30 vjeçar, Damon Thomas.

Çifti u largua drejt Las vegas-it në atë që e përshkruan si një martesë e shpejtë në janar të 2000-shit, duke i lënë prindërit e Kim, Kris dhe Robert Kardashian të ofenduar. "Isha e re dhe shkova kundër prindërve të mi" shkroi ajo në përgjigjen e një letre për martesat në moshë të re, në blogun e saj personal, në 2008-tën. "Edhe pse ata nuk më mohuan, ishin tmerrësisht të mërzitur me mua. Qëndrova në atë marrëdhënie për t'i treguar të tjerëve se isha aty për ta bërë atë lidhje të funksiononte. Kjo ishte shumë e gabuar."

Nuk ka shumë informacione për ceremoninë e tyre të martesës por çifti Kardashian-Thomas u ndanë shpejt, dhe producenti paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2003.

Në dokumentat e paraqitura në gjykatë, Kim pohoi se ajo vuante dhunimin psikologjik dhe verbal nga duart e Thomas-it. Ajo pretendonte se ai e kishte detyruar të linte punën e saj, të mos takonte miqtë e saj si dhe e "helmonte" mendjen e Kim kundër familjes së saj. Ai i dha asaj 3.650$ për të bërë lipostucion sepse ai donte që ajo të ishte perfekte- dhe 1.000$ për kirurgji të mëtejshme. "Damon vendoste se çfarë ne do të bënim dhe kur. Ai ishte 'Mbreti i kështjellës'" tha Kim në gusht të 2003-shit. Ajo rikujton gjithashtu edhe xhelozinë e tij të tepruar që shpesh e bënte atë të dhunshëm ndaj saj, saqë ajo disa herë ka tentuar të thërras policinë.

Damon i ka mohuar këto akuza duke thënë se janë "absolutisht të pavërteta".

Çifti u divorcua në shkurt të 2004-s dhe Damon ishte i detyruar t'i paguante asaj 56.000$.

Pavarësisht fundit të hidhur të martesës së parë Kim Kardashian tha se nuk është penduar "U martova sepse isha e re dhe nuk ishte zgjedhja më e mirë" u shpreh ajo për Bossip në 2007-tën. "Ndërsa miqtë e mi ishin në kolegj unë mësoja sesi të isha gruaja e shtëpisë. Mendoja se gjërat do të rregulloheshin nëse martohesh. Ishte diçka e pasigurtë nga e cila kam mësuar shumë".

MARTESA Nr.2 : KIM U MARTUA ME BASKETBOLLISTIN KRIS HUMPHRIES NË NJË MARTESË LUKSOZE NË KALIFORNI NË GUSHT TË 2011-TËS.

Pas lidhjes së tyre 6-mujore, basketbollisti Kris Humphries i shkroi Kim "Will You marry Me" me petale trëndafili të vendosura në dhomën e saj të gjumit, së bashku me një unazë diamanti 20.5 karatëshe, të Lorraine Schwartz që kushtoi 2 milion dollarë. Pavarësisht se anëtarët e saj të familjes e paralajmëruar Kim të bënte kujdes me shpejtësinë me të cilën marrëdhënia e tyre kishte përparuar, Kim dhe Kris vazhduan me planet e tyre të martesës, për t'a kurorëzuar në gusht të 2011-tës, në Kaliforni. Çifti tha "PO" përpara 450 të ftuarve ndër të cilët emra të njohur si Ryan Seacrest, Julianne Hough, Lindsay Lohan, Mel B dhe Mario Lopez.

Veshur me një fustan të bardhë të Vera Wang, dasma e Kim Kardashian do të bënte xhiron e botës, asokohe. Kamerat e televizioni E! do të transmetonin ceremoninë luksoze në dy pjesë televizive të ndara ndërsa fotografitë i'u shitën revistës People, për një vlerë që thuhet të ishte 1.5 milion dollarë.

Pavarësisht famës që mori kjo ceremoni martesore, 72 ditë më vonë, Kim në një deklaratë për E! tha: "Pas shqyrtimit të kujdesshëm, unë vendosa t'i jap fund martesës sime. Shpresoj që çdo njeri ta kuptoj se ky nuk ishte një vendim i lehtë. Kam shpresuar se kjo do të zgjaste përgjithmonë, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikojmë. Ne mbetemi miq dhe i urojmë njëri-tjetrit më të mirën".

Martesa nuk u zgjidh dot në mënyrë miqësore sepse vetëm pas 536 ditëve negociata, basketbollisti vendosi të firmos divorcin, në gusht të 2013-tës, për ta lënë atë të martohej me të dashurin, Kanye West.

MARTESA Nr.3 : KIM DHE KANYE WEST.

Fillimisht ata kanë qënë miq por kohëve të fundit filluan të shiheshin gjithnjë e më shpesh në praninë e njëri-tjetrit. Në mars të 2012-tës ata u panë të ulur së bashku në rreshtin e parë gjatë "Paris Fashion Week". Më pas u fotografuan të kapur prej dore teksa darkonin vetëm në New York. Kim dhe Kanye bën daljen e tyre të parë publike në Festivalin e Filmit në Kanë, në maj të 2012-tës duke konfirmuar zërat për lidhjen e tyre. Kanye filloi të kishte qartësisht ndikim në zgjedhjet e saj të veshjeve.

Gjërat filluan të ecnin më shpejt për çiftin dhe në dhjetor të 2012-tës, gjatë një koncerti të tij, reperi West do të deklaronte lajmin e shtatzanisë së Kim, në skenë. Vajza North u lind në 15 qershor në Los Angeles. Martesa e tyre, llogjikisht do të ishte hapi i ardhshëm dhe pas 4 muajsh që nga momenti i finalizimit të divorcit të Kim nga Kris, Kanye do të bënte pyetjen e famshme "A do të martohesh me mua", duke i'u ulur në gjunjë në stadiumin e San Francisco-s, në 33 vjetorin e ditëlindjes së saj, në tetor.

Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb