Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër të një vogëlusheje.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Marina zbuloi se është në pritje të një vajze. “Mezi po të presim picirukja jonë,” shkruan moderatorja e cila shfaqet në dhomën e bebit.
Marina dhe Getoari konfirmuan shtatzëninë në fund të gushtit. “Ne të tre...” shkruan si mbishkrim në një foto bardhë e zi, ku reperi qëndronte prapa Marinës dhe i përqafonte barkun.
View this post on Instagram
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në shtator të vitit 2017, në një ceremoni në breg të detit te Gjiri i Lalzit.