1 janari ishte dita kur Kalifornia legalizoi shitjen dhe përdorimin e marihuanës pa recetën e mjekut dhe sipas të dhënave paraprake, industria e re do të kapë vlerën e 6 miliard dollarëve deri në 2021-shin.
Kompania MedMen do të angazhojë kamionë rrugëve të Los Angeles për të reklamuar një nga kompanitë më të rëndësishme të indutrisë së ligjshme të kanabisit me bazë në LA dhe ka investuar më shumë se 500 mijë dollarë në marketing deri tani.
Posterat që do të vendosen në kamionë do të shfaqin nga afër fytyrat e përdoruesve të marihuanës, shoqëruar nga fraza si: ‘Shërohu. Është e ligjshme’ apo ‘Qetësohu. Është e ligjshme.’
“Kjo është për njerëzit që kanë përdorur kanabis për të njëjtën arsye që njerëzit kanë përdorur kanabis ndër vite. Po, për shlodhje, si alkooli, por edhe për mirëqenie,” tregon Daniel Yi, zëvendës president i firmës.
MedMen ka 6 dyqane në Kaliforni dhe tre në New York dhe liston më shumë se 1,000 produkte të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave s’kanë lidhje me ‘të bërit dru’. “Kjo është për t’i dhënë njerëzve mundësi zgjedhjeje dhe një mjedis të sigurt dhe ftues për të rriturit që duan të bëjnë kanabisin pjesë të jetës së tyre,” shpjegon ai.
Ashtu si produktin bazë, dyqani do të shesë kremra lëkure, shampo trupi dhe çajra të përzierë me kanabidiol, një nga elementët aktivë të kanabisit.
Deri në 2018-tën, përdorimi i marihuanës lejohej vetëm për qëllime mjekësore në Kaliforni dhe jo për qejf. Por nga 1 janari gjërat ndryshuan.
Në ditën e parë të legalizimit, radhët e njerëzve në pritje për të blerë marihuanë ishin shumë të gjata në Hollywood-in perëndimor. Më shumë se 80 njerëz kanë pritur rreth 45 minuta në radhë për të marrë dozën e tyre të marihuanës pa recetën e mjekut.
Burimi: CNBC; LAtimes