Shqipëria

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Margarita Xhepa, një nga aktoret më të mëdha të skenës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi artistike të pasur. E njohur për interpretimet e saj të fuqishme dhe zërin e ngrohtë, Xhepa ishte një ikonë e teatrit dhe kinemasë shqiptare, e dashur nga publiku dhe e respektuar nga breza të tërë aktorësh.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Fëmijëria dhe rruga drejt aktrimit

E lindur më 2 prill 1934 në Lushnjë, Xhepa u rrit në një familje që përjetoi humbjen e nënës kur ajo ishte vetëm nëntë vjeç. Që në fëmijëri, ajo gjeti ngushëllim te poezia, duke zhvilluar një dashuri të hershme për artin. Një mësuese e inkurajoi t’i përkushtohej aktrimit dhe shumë shpejt, u bë e qartë që ajo kishte talent.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Asokohe, një mësues i dramës në Lushnjë kërkonte një vajzë të re për një rol të veçantë. Kur e pa Margaritën, me flokët e saj bionde dhe sytë blu, e zgjodhi menjëherë për rolin e një vajze të re ruse në një shfaqje teatrale. Shfaqja pati sukses, saqë u shfaq edhe në Fier dhe Berat, duke i dhënë aktores një shenjë që duhej të ndiqte karrierën në teatër.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Pas përfundimit të shkollës fillore, ajo aplikoi në Liceun Artistik të Tiranës në degën e Dramës. Këtu, filloi të formësojë stilin e veçantë të aktrimit, i cili do ta bënte më pas një nga aktoret më të njohura të vendit.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Rolet e fuqishme

Në një karrierë që përfshinte mbi 150 role teatrale dhe më shumë se 30 filma, Margarita Xhepa solli në jetë disa nga personazhet më të ndërlikuar dhe të paharrueshëm të dramaturgjisë shqiptare dhe botërore. Në skenën shqiptare, ajo spikati në role të tilla si Dafina në "Lumi i vdekur", Filja në "Cuca e maleve", Zonja Mëmë në "Kush e solli Doruntinën”, Shano në "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" etj.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Ajo interpretoi gjithashtu personazhe nga letërsia botërore, duke intepretuar shkëlqyer Ofelinë te “Hamleti” (Shekspir), mbretëreshën Margaret tek “Rikardi III” (Shekspir) apo Dadon te “Elektra” (Sofokliu). Disa role të tjera nga dramaturgjia botërore që spikatën janë Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler) etj. Aftësia e saj për të përçuar emocione të ndërlikuara e bëri atë një ndër aktoret më të njohura të Teatrit Kombëtar për dekada.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Filmat që bënë histori

Në kinematografi, Xhepa interpretoi në filma që mbetën në kujtesën e publikut, si për shembull “Vitet e para” (Zyraka), “Dimri i fundit” (Shano), “Pylli i lirisë” (Nënë Katja), “Koncert në vitin 1936” (Eleni Jankollari), “Gjeneral gramafoni” (Zonja e Prefektit), “Apasionata” (nëna e Arturit), “Një djalë dhe një vajzë” (mësuese Kristina), “Rrethi i kujtesës” (Tefta) etj.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Po aq të pëlqyera qenë edhe disa nga rolet e saj në filmat post-komunizmit, si për shembull, “Ne dhe Lenini” (Beti), “Bolero në vilën e pleqve” (Firdus). Në vitin 1997, ajo interpretoi në filmin grek "Mirupafshim", një vepër që fitoi Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Jeta përtej skenës

Në vitin 1955, Xhepa u martua me Xhavit Xhepën, me të cilin ndau jetën deri në vdekjen e tij në vitin 1987. Nga kjo martesë, ajo pati dy fëmijë, Sokolin dhe aktorin e mirënjohur, Ndriçim Xhepa.

Pavarësisht famës së saj, Margarita Xhepa ruajti gjithmonë një qëndrim të thjeshtë dhe u qëndroi larg bujave mediatike.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Trashëgimia e një legjende

Margarita Xhepa është nderuar me titullin e lartë artistik, "Artiste e Popullit", një dëshmi e ndikimit në kinematografinë shqiptare. Interpretimet e aktores do të vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm, ndërsa emri i saj do të mbetet gjithmonë një ikonë e kinemasë dhe teatrit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Margarita Xhepa: The Lady Who Fascinated Entire Generations

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Margarita Xhepa, one of the greatest actresses of the Albanian stage, passed away at the age of 91, leaving behind a rich artistic legacy. Known for her powerful performances and warm voice, Xhepa was an icon of Albanian theater and cinema, beloved by the public and respected by entire generations of actors.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Childhood and the path to acting

Born on April 2, 1934 in Lushnja, Xhepa grew up in a family that experienced the loss of her mother when she was only nine years old. From childhood, she found solace in poetry, developing an early love for art. A teacher encouraged her to pursue acting, and it soon became clear that she had talent.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

At that time, a drama teacher in Lushnje was looking for a young girl for a special role. When he saw Margarita, with her blonde hair and blue eyes, he immediately chose her for the role of a young Russian girl in a theater play. The play was so successful that it was also performed in Fier and Berat, giving the actress a sign that she should pursue a career in theater.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

After finishing primary school, she applied to the Drama department of the Tirana Artistic High School. Here, she began to shape the unique acting style that would later make her one of the country's most popular actresses.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Powerful roles

In a career that included over 150 theatrical roles and more than 30 films, Margarita Xhepa brought to life some of the most complex and memorable characters in Albanian and world dramaturgy. On the Albanian stage, she stood out in roles such as Dafina in "Lumi i durch", Filja in "Cuca e maleve", Zonja Mëmë in "Kush e solli Doruntinan", Shano in "Gjenerali i herëtësi së durchë", etc.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

She also played characters from world literature, brilliantly interpreting Ophelia in “Hamlet” (Shakespeare), Queen Margaret in “Richard III” (Shakespeare) or Dado in “Elektra” (Sophocles). Some other roles from world drama that stood out are Lena in “Uncle Vanya” (Chekhov), Anna Andreyevna in “The Inspector General” (Gogol), Lady Milford in “Louise Miller” (Schiller), etc. Her ability to convey complex emotions made her one of the most popular actresses of the National Theatre for decades.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Movies that made history

In cinematography, Xhepa performed in films that remained in the public's memory, such as "The Early Years" (Zyraka), "The Last Winter" (Shano), "The Forest of Freedom" (Mother Katja), "Concert in 1936" (Eleni Jankollari), "General Gramofoni" (The Prefect's Lady), "The Passionate One" (Artur's Mother), "A Boy and a Girl" (Teacher Kristina), "The Circle of Memory" (Tefta), etc.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Equally popular were some of her roles in post-communist films, such as "We and Lenin" (Beti), "Bolero in the Old People's Villa" (Firdus). In 1997, she starred in the Greek film "Farewell", a work that won the Grand Prize at the International Mediterranean Film Festival in Thessaloniki.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

Life beyond the stage

In 1955, Xhepa married Xhavit Xhepa, with whom she shared her life until his death in 1987. From this marriage, she had two children, Sokol and the well-known actor, Ndriçim Xhepa.

Despite her fame, Margarita Xhepa always maintained a simple attitude and stayed away from media attention.

Margarita Xhepa: Zonja që magjepsi breza të tërë

The legacy of a legend

Margarita Xhepa has been honored with the high artistic title, "People's Artist", a testament to her influence on Albanian cinema. The actress's performances will continue to be a source of inspiration for future generations, while her name will always remain an icon of cinema and theater.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.