Relationships

Manipuluesit e sjellshëm: Si të shpëtoni prej tyre?

Manipuluesit e sjellshëm: Si të shpëtoni prej tyre?

Njerëzit mund të të manipulojnë në mënyra nga më të ndryshmet, du8ke nisur nga manipulimi përmes lajkave dhe fjalëve ledhatare e deri tek bullizimi. Nëse kjo e fundit është qartazi formë e tmerrshme dhe e dukshme manipulimi, s'mund të themi të njëjtën gjë për manipulimin që vjen në mënyrë "të sjellshme". Ka njerëz që mund t'ja dalin t'ju manipulojnë duke e bërë në mënyrën më fine të mundshme. Ata nuk kërcënojnë në mënyrë direkte, por vënë në dyshim tiparet tuaja të karakterit, aftësitë tuaja, injorojnë kufijtë tuaj dhe këmbëngulin tek versioni i tyre i realitetit ndaj të tjerëve. 

Nga ana tjetër, njerëzit që duan marrëdhënie të shëndetshme, dinë si t'i respektojnë kufijtë, përfshihen në raport, janë mbështetës dhe sillen mirë. Shpesh po të njëjtit njerëz bien pre e atyre që manipulojnë "me finesë". Si mund t'i shpëtoni kësaj kategorie?

Njerëzit që manipulojnë duan ta injorojnë faktin që të gjithë kemi limitet dhe kufijtë tonë. Ata thjesht duan të plotësojnë nevojat e tyre dhe do të bënin gjithçka për t'ja arritur qëllimit. Zakonisht kanë tendencën të bazohen tek teoria e reciprocitetit, duke abuzuar me të. Principi i tyre është "unë ta tregova, tani është radha jote."

Të tillë njerëz duan përgjigje të menjëhershme edhe nëse ti s'je gati për një të tillë. Për të kënaqur nevojat e tyre mund të kërkojnë fillimisht ndere të vockla, për të vazhduar më vonë me ato më të mëdha, ku gjithmonë e më shumë bëhet e vështirë për t'i thënë jo.

Manipuluesit e sjellshëm të përfshijnë kudo duke të të bërë pjesë të përgjegjësisë edhe nëse nuk je. 

"Unë s'mundem ta bëj këtë pa ty. Je thelbësore në këtë projekt." -- Kjo është një prej fjalive tipike që mund të dëgjoni prej tyre, fjali të cilës njerëzit nuk i përgjigjen dot me JO. 

Rregulli i parë për t'ja dalë me këtë kategori njerëziash është të qëndrojmë besnikë ndaj limiteve dhe parimeve tona. 

Kur ata përpiqen të testojnë durimin, limitet apo sesa larg mund të shkojmë, qëndroni të fortë dhe besnikë ndaj vetes dhe asaj që është më e drejtë për ju. 

Kujtoni që s'është puna juaj të zgjidhni problemet e tyre dhe ruani një lloj distance për të shmangur ndërveprimin e panevojshëm. 

Nëse dikush ju kërkon një përgjigje të menjëhershme, ju merrni kohën tuaj. Krijojini ju afatet tuaja dhe merrni një pushim duke thënë thjesht: "Do ta mendoj". 

Në fund, për t'ju shmangur çdo keqperceptimi bëjini vetes pyetje të tipit: A po trajtohem pa respekt? A po projektohet realiteti i jetës time ndryshe pa miratimin tim? A ndihem unë mirë në këtë marrëdhënie? 

Kujtoni që jeni njerëz dhe jo kukulla. Nëse ndiheni si marioneta, është koha të largoheni ose largoni njerëz nga jeta juaj.

Burimi: Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Polite Manipulators: How to Get Rid of Them?

Manipuluesit e sjellshëm: Si të shpëtoni prej tyre?

People can manipulate you in a variety of ways, from manipulation through flattery and flattering words to bullying. If the latter is clearly a horrible and obvious form of manipulation, we can not say the same about manipulation that comes in a "polite" way. There are people who can manage to manipulate you by doing it in the finest way possible. They do not directly threaten, but question your character traits, your abilities, ignore your boundaries, and insist on their version of reality to others. 

On the other hand, people who want healthy relationships know how to respect boundaries, are involved in the report, are supportive, and behave well. Often the same people fall prey to those who manipulate "finesse". How can you escape this category?

People who manipulate want to ignore the fact that we all have our limits and boundaries. They just want to meet their needs and would do anything to achieve the goal. They usually tend to rely on the theory of reciprocity, abusing it. Their principle is "I showed it, now it's your turn."

Such people want immediate answers even if you are not ready for one. To satisfy their needs they may first ask for small honors, to later move on to bigger ones, where it becomes more and more difficult to say no.

Polite manipulators involve you everywhere making you part of the responsibility even if you are not. 

"I can not do this without you. You are essential in this project." - This is one of the typical sentences you can hear from them, a sentence to which people can not answer NO. 

The first rule to deal with this category of people is to stay true to our limits and principles. 

When they try to test your patience, limits or how far we can go, stay strong and loyal to yourself and what is most right for you. 

Remember that it is not your job to solve their problems and keep some distance to avoid unnecessary interaction. 

If someone asks you for an immediate response, you take your time. Set your deadlines and take a break by simply saying, "I'll think about it." 

Finally, to avoid any misperceptions, ask yourself questions such as: Am I being treated disrespectfully? Is the reality of my life being projected differently without my approval? Do I feel good in this relationship? 

Remember you are people and not dolls. If you feel like a puppet, it's time to dump her or move people away from your life.

Source: Psychology Today