Metropolitan

Madonna në koncert: ‘Qepeni atë m** goje!’

Këngëtarja 57-vjeçare ishte në Manchester, për të dhënë koncertin e radhës të turit ‘Rebel Heart’. Por, fansat mbetën të zhgënjyer sepse ajo u vonua shumë derisa u ngjit për të performuar në skenë. Dyert për publikun u hapën në orën 6:30, ndërsa Madonna pritej të ngjitej në skenë në orën 9, por dhjetra postime të fansave u shfaqën në rrjetet sociale, me anë të së cilave ankoheshin për pritjen e tyre të pafund. Sheshi me 22 mijë vende pati një reagim të pakëndshëm, kur Madonna më në fund doli për të kënduar. Të gjithë lëshuan pasthirrma pakënaqësie, por Madona nga ana e saj nuk pranoi të ulte kokë përpara pakënaqësisë së tyre.

‘Nuk është se m’a ka shumë qejfi edhe mua të vonohem, meqë ra fjala! Dhe gjithë ju k***a që ngelët duke u ankuar, qepeni atë m*t goje’, ka bërtitur Madona në mikrofon. ‘Nuk është se rri aty mbrapa duke ngrënë çokollatë, duke lyer thonjtë apo duke vënë ekstejshënat, në rregull?’, tha ajo e më pas sqaroi se vonesa ishte shkaktuar nga një difekt me videot që duheshin për koncertin. ‘Videoja u prish. Nuk poi  vinim dot videot dhe na u desh t’i fiknim e t’i ndiznim kompjuterat nga fillimi. Nuk ishte ndonjë lidhje prej diva ku*vë dhe egoiste. Por nëse ju diva ku*rva do të vazhdoni të ankoheni për këtë, mos hajdeni fare në koncert’, tha Madonna. Disa prej atyre që ishin në public u larguan përpara se ajo të ngjitej në skenë, ndërsa shumë të tjerë e lanë vendin të pakënaqur që koncerti kishte mbaruar aq vonë, pasi e kishin të vështirë të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb