Metropolitan

Love [2015]

Imdb: 6.4

Rotten Tomatoes: 53 %

Metacritic: 54 %

Personal: 7

Në çdo epokë të kinematografisë shquhen ata artistë që mbiquhen “të çmendur” dhe kjo herë si vlerësim dhe herë si përçmim. Janë krijues që kritikohen si avant guard, skandalozë, qëllimisht provokues apo kundër establishmentit të vlerave artistike. Ndodh që të duartrokiten apo vërshëllehen nga kritika ose publiku bashkëkohës, por në fund koha ka qenë ajo që ka provuar meritat ose mungesën e tyre tek këta artistë. Në ditët e sotme në rradhët e aktorëve që mund të përmenden me profilin e “krijuesit të çmendur” janë Shia LaBeouf, James Franco dhe deri diku Joaquin Phoenix. Ndërsa përsa i përket regjisorëve, dy janë ndër më të përfolurit dhe skandalozët e momentit, Xavier Dolan dhe Gaspar Noé.

Gaspar Noé është një regjisor italo-argjentinas me krijimtari në Francë dhe numëron vetëm katër filma, tek të cilët është njëkohësisht regjisor, skenarist dhe producent. Filmi i tij i fundit Love (2015) pati debutimin në Festivalin e Kanës të vitit 2015, ku mori një standing ovation të stërgjatur. Përpos këtij vlerësimi nga publiku i festivalit dhe kuriozitet që ka ngjallur me përmbajtjen shumë të fortë seksuale, filmi nuk është pritur mirë nga shikuesi dhe kritika e gjerë.

I gjatë rreth dy orë, sinopsi përmban ngjarjet dhe kujtimet si flash back që vijnë në kujtesën e personazhit kryesor Murphy përgjatë datës 1 janar në një apartament në Paris. Emër i përzgjedhur qëllimisht prej regjisorit për të kujtuar një nga parimet që i atribuohet inxhinierit të famshëm të aeronautikës Edward A. Murphy, “çdo gjë që mund të shkoj keq, do shkoj keq”. Kështu aksidenti ose eventualiteti, bëhet pikënisja e ngjarjeve në këtë dedikim për dashurinë dhe seksin.

Filmi nuk mund të konsiderohet autobiografik, por ka element ideorë të shumtë nga jeta e vetë autorit. Një prej tyre është edhe batuta e personazhit kryesor Murphy, një amerikan që provon të nisë karrierën regjisoriale në Paris, “dua të krijoj një film me gjak, spermë dhe lot”. Gjaku mund të lexohet si afirmim i femërores, sperma si afirmim i mashkullores dhe lotët si afirmim i njerëzores. Në këtë qasje mund të lexohet kjo melodramë sentimentalo-seksuale e jetës në çift, duke përdorur vetë fjalët e Gaspar Noé.

Love është pjesë e kinematografisë franceze, e cila ku me vlerat historike dhe ku me snobizmin e kulturës franceze, ka një pretendim elitarizmi. Pra ky filmi kërkon farësoj elitarizmi nga publiku, si për shkak të përmbajtjes eksplicide dhe sidomos të ideve që përcjell. Filmi shtron në diskutim idetë e monogamisë, poligamisë, seksualitet njerëzor, të vendosura përballë asaj ndjenje kult që është dashuria.

Në rezultante, filmi për shkak të përpjekjes për të hedhur dritë mbi seksualitetin e jetës në çift humbet qendrën e gravitetit. Përmbajta e lartë seksuale e pa vendosur mirë logjikisht, i heq shumë emotivitetin dhe sensualen filmit.

NDIQNI TRAILERIN E FILMIT

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë