
Lori Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ervis Bajraktari, kanë bërë së fundmi daljen e parë publike bashkë, që pas lajmeve se dyshja kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të gjatë në martesë.
Çifti ishin së bashku prezentë në përvjetorin e 10-të të fondacionit "Fundjavë Ndryshe". Në videon e publikuar nga Top Channel, duket Lori Hoxha, Ervis Bajraktari, Sara Hoxha dhe Grida Duma të ulur pranë njëri-tjetrit.


Lori Hoxha dhe Ervis Bajraktari janë lidhur me njëri-tjetrin herët, që kur të dy kanë qenë studentë dhe e kanë mbajtur shumë private jetën e tyre romantike.
Në tetor të vitit 2024, Anabel raportoi ekskluzivisht se dyshja kurorëzuan martesën e tyre me një dasmë intime në Meksikë gjatë muajit gusht, ndjekur nga një tjetër dasmë në Tiranëbpërgjatë tetorit, me plot personazhe publikë të ftuar, si: Grida Duma, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Xhemi Shehu, Armina Mevlani, Valdrin Sahiti dhe personazhe politike.
View this post on Instagram