
Një ngjarje jo fort e paprecedentë ka ndodhur sot në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 5" ku Kristi ka vendosur të kalojë sërish murin e shtëpisë.
Në një video të postuar nga vetë faqja zyrtare e "Big Brother", duket momenti kur Kristi diskuton me Selin, kur ajo përpiqet të kuptojë se ç'ndodhi mes tij dhe Mirit dhe kur do ta pengojë së kaluari murin, por ai e bën gjithsesi.
Kësaj radhe dukej se vendimi i Kristit ishte i pakthyeshëm, ndonëse arsyen e vërtetë të largimit - dhe nëse kësaj radhe është përfundimtar ose jo - do ta zbulojmë sot në mbrëmje, siç u njoftua me Zarf të Zi.
View this post on Instagram
Ditët e fundit, Kristi ka pasur një sërë përplasjesh me banorët, duke arritur deri aty sa të derdhte një shishe uji mbi Rogertin dhe sot, pak përpara se të kalonte murin, mbi Mirin.
Në bisedën me Selin, pak përpara largimit, Kristi u shpreh se donte të dilte në televotim kokë më kokë me Mirin, por nisur nga dinamikat e fundit, e dinte se këtij televotimi do t'i bashkohej dhe Rogerti. Pas kësaj, shtoi se ishte i bindur për vendimin e tij, që u duk se kishte të bënte me largimin e përhershëm nga shtëpia, kur i tha Selin se do t'i sqaronte vëllait të saj jashtë gjithçka.