
Ledioni u duk se dha disa sinjale për jetën e tij dashurore gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother, që do të thotë se tërthorazi hodhi pak dritë mbi martesën (apo ndarjen e shumëpërfolur) me Sara Hoxhën.
Pas performancës së Elvana Gjatës, e cila ishte e ftuara speciale për mbrëmjen, Ledioni nisi të komentojë këngën e re të saj, që është një baladë, duke thënë se se po kalon një periudhë në jetë ku nuk dëshiron të dëgjojë këngë të trishta:
"Unë po jetoj një periudhë të jetës time në të cilën nuk dua të dëgjoj më këngë të trishta, pra jam i apasionuar vetëm pas këngëve që më bëjnë të kërcej. Ndërkohë, kur ju nxirrni këngën ["Moment" nga Elvana Gjata dhe Stanaj], them 'pse ma bëni këtë para prime-it?' sepse ishte si thikë pas shpine. Shumë e bukur, me atë tekstin njëherë, 'pse u bëre vjeshtë e jetës time?', 'pse ma more dashurinë ti mu'."
Nga kjo deklaratë, u duk se Ledioni i pohoi tërthorazi zërat e shumtë për një ndarje nga Sara Hoxha, që kanë nisur të qarkullojnë që nga vera e vitit 2025. Kjo u duk përmes deklaratës se po kalon një periudhë disi të vështirë.
Megjithatë, një tjetër koment pasues i tij gati-gati e hedh poshtë teorinë e mësipërme:
"Ne të dy jemi mirë se e kemi [dashurinë], kështu që jemi në rregull," shtoi Ledioni pasi Elvana tha se "kush e ka dashurinë, ta mbajë fort sepse është e rrallë".
Ndonëse dashuria është e formave të ndryshme, komenti i mësipërm u bë kur po flitej për dashurinë romantike, kështu që... janë apo s'janë bashkë Ledioni dhe Sara?
Për aludimet e një ndarjeje mes dyshes këto kohët e fundit, lexoni artikujt e mëposhtëm:
