Showbiz

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i bëj dëm vajzës"

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i
Foto: Loredana dhe Arbana Osmani në "Mirëmbrëma Yje” / Mozzik, Loredana dhe vajza e tyre, Hana.

Loredana Zefi do të jetë e ftuara e radhës në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmani, në një intervistë që vjen pak javë pas publikimit të këngës “Diss*****” nga Mozzik.

Në teaser-in promovues të episodit që transmetohet të enjten, Loredana dëgjohet të flasë për herë të parë pas këngës, duke iu referuar qartazi raportit me ish-partnerin e saj dhe situatës që ka marrë vëmendje javët e fundit. Në video nuk përmendet emër, por konteksti është i lexueshëm.

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

“Unë e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht, e kam respektuar maksimalisht për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua o vëlla, por mos i bëj dëm vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë sa nuk do që të më shohë sytë. Ka mundësi dhe kjo edhe është okay. Ai është në gjendje që për famën e vet, për personalitetin e vet, është në gjendje të harrojë edhe vajzën.”

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

Deklarata vjen vetëm pak javë pasi Mozzik publikoi një mini-album me pesë këngë, ku e pesta – “Diss*****” – ishte një sulm i pazakontë: një diss drejtuar vetes. Në tekst, ai përballet me fëmijërinë, varfërinë, paranojën, por edhe me akuzat më të rënda publike për rolin e tij si prind. Në një nga vargjet më të forta, ai i drejtohet vetes me fjalët që i janë thënë ndër vite: se “çikën po ta rrit Karimi”, një referencë ndaj partnerit aktual të Loredanës, futbollistit Karim Adeyemi.

Një pjesë nga kënga:

...s’po t’vjen marre, çikën po ta rrit Karimi
mun me kon reper
po s’je kurrfarë prindi

Mozzik, ish-gruja po t’q*het me zezak
dmth fëmija t’nesër përzihet n’gjak
ish-gruja po t’sillet me repera
po kallxon për ty gjithçka...

Teaser-i i “Mirëmbrëma Yje” sugjeron një realitet tjetër: atë të një nëne që pretendon se ka heshtur për hir të fëmijës, që ka “durur maksimalisht” dhe që pranon se urrejtja personale mund të jetë e pranueshme, por jo nëse ajo prek vajzën.

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

Intervista pritet të jetë reagimi i parë i drejtpërdrejtë i Loredanës pas publikimit të këngës.

Për më shumë detaje në lidhje me këngën e Mozzik dhe reagimin e tërthortë të Loredanës, klikoni artikujt në vijim:

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Loredana breaks her silence after Mozzik's song: "Don't harm the girl"

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i
Photo: Loredana and Arbana Osmani in "Good Morning Stars" / Mozzik, Loredana and their daughter, Hana.

Loredana Zefi will be the next guest on "Mirembrëma Yje" with Arbana Osmani, in an interview that comes a few weeks after the release of the song "Diss*****" by Mozzik.

In the promotional teaser for the episode that airs on Thursday, Loredana is heard speaking for the first time after the song, clearly referring to the relationship with her ex-partner and the situation that has received attention in recent weeks. No name is mentioned in the video, but the context is readable.

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

"I have endured him a lot. I have endured him to the fullest, I have respected him to the fullest because of his weak point, the girl. Do me harm, brother, but do not harm the girl. Maybe he hates me so much that he does not want to look me in the eye. It is possible and that is okay. He is able to forget even the girl for his fame, for his personality."

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

The statement comes just weeks after Mozzik released a five-song mini-album, the fifth of which – “Diss*****” – was an unusual attack: a diss directed at himself. In the lyrics, he confronts childhood, poverty, paranoia, but also the most serious public accusations about his role as a parent. In one of the strongest verses, he addresses himself with the words that have been said to him over the years: that “what is Karimi raising,” a reference to Loredana’s current partner, footballer Karim Adeyemi.

A part of the song:

...if you don't get it, Karimi will raise
you with a rapping cone,
but you're no good parent.

Mozzik, your ex-wife is calling you a black man, meaning
tomorrow's child will be mixed with your blood,
your ex-wife is treating you like a rapper,
she's blaming everything on you...

The teaser for "Good Morning Stars" suggests another reality: that of a mother who claims to have remained silent for the sake of her child, who has "endured to the fullest" and who admits that personal hatred may be acceptable, but not if it affects her daughter.

Loredana thyen heshtjen pas këngës së Mozzik: "Mos i

The interview is expected to be Loredana's first direct reaction after the song's release.

For more details about Mozzik's song and Loredana's indirect reaction, click the following articles: