Showbiz

Mos Loredana sapo reagoi ndaj "Diss"-it të Mozzik?

Mos Loredana sapo reagoi ndaj "Diss"-it të Mozzik?
Foto: Loredana, Mozzik

Me një diss për "veten", Mozzik arriti të godasë në fakt shumë persona të tjerë. Në vazhdën e reagimeve pas këngës "Diss", kësaj radhe duket se edhe Loredana ka diçka për të thënë pas përmendjes që Mozzik i bëri hapur në jo një, por dy këngë të EP-së së tij.

Por, ndryshe nga Mozzik, Loredana është treguar shumë më fjalëpakë. Në një story për Instagram, ajo ka postuar një foto të vetes - ku nga mimika duket e zhgënjyer, por jo e surprizuar - me një mbishkrim që e përforcon këtë ide:

"Bruhhhh pls [Shoku, të lutem]," reagim ky që dikush e bën kur i sheh me bezdi, mosbesim apo shpërfillje fjalët a veprimet e dikujt tjetër.

Mos Loredana sapo reagoi ndaj "Diss"-it të Mozzik?

Në këngën "Diss", Mozzik i "përplas në fytyrë" vetes fjalët që njerëzit kanë thënë për prindërimin e tij, duke i nxjerrë në pah se vajzën po ia rrit një tjetër burrë, që është Karim Adeyemi, partneri i Loredanës, shtuar këtu faktin se është një njeri me ngjyrë.

"s’po t’vjen marre, çikën po ta rrit Karimi
mun me kon reper
po s’je kurrfarë prindi

Mozzik, ish-gruja po t’q*het me zezak
dmth fëmija t’nesër përzihet n’gjak
ish-gruja po t’sillet me repera
po kallxon për ty gjithçka"

2 vargjet e fundit lënë për të kuptuar gjithashtu se në lidhjet që Loredana ka pasur me reperë pas ndarjes, si bashkëpunimi me Noizy-n, ajo ka zbuluar detaje personale për Mozzik.

Sipas Loredanës - dhe gjithmonë nëse po i përgjigjet ish-bashkëshortit të saj - kjo është një tufë me gënjeshtra. Lexoni artikujt e mëposhtëm për më shumë detaje nga drama që po shkakton mini-albumi i ri i Mozzik:

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

Did Loredana just react to Mozzik's "Diss"?

Mos Loredana sapo reagoi ndaj "Diss"-it të Mozzik?
Photo: Loredana, Mozzik

With a diss about "himself", Mozzik actually managed to hit many other people. In the wake of the reactions  after the song "Diss", this time it seems that Loredana also has something to say after Mozzik openly mentioned her in not one, but two songs of his EP.

But, unlike Mozzik, Loredana has been much more reserved. In an Instagram story, she posted a photo of herself - looking disappointed but not surprised - with a caption that reinforces this idea:

"Bruhhhh pls  [Dude, please],"  is a reaction someone makes when they view someone else's words or actions with annoyance, disbelief, or disregard.

Mos Loredana sapo reagoi ndaj "Diss"-it të Mozzik?

In the song "Diss", Mozzik "slaps in the face" the words people have said about his parenting, pointing out that his daughter is being raised by another man, Karim Adeyemi, Loredana's partner, adding to this the fact that he is a black man.

"I don't care, Karimi, if you raise her
with a rapier,
you're no good parent."

"Mozzik, your ex-wife is calling you a black man, meaning
tomorrow's child will be mixed in your blood,
your ex-wife is treating you like a rapper,
she's blaming everything on you."

The last 2 verses also insinuate that in the relationships Loredana has had with rappers after the breakup, such as her collaboration with Noizy, she has revealed personal details about Mozzik.

According to Loredana - and always if she's responding to her ex-husband - this is a bunch of lies. Read the following articles for more details on the drama that Mozzik's new mini-album is causing: