Libri i L.S. Hilton, “Maestra”, duhet të publikohet me një etiketë paralajmëruese. “Do të duhej të thoshtë ‘KJO UK ËSHTË NJË HISTORI DASHURIE’,” shprehet autorja për novelën e saj të re. “Maestra” është pjesa e parë e një triologjie, që mendohet të jetë libri i kësaj vere, me pjesë grafike seksi, vrasje dhe apak romancë. Ka qenë ndër 5 librat fiction më të shitur për 5 javët e fundit në Britani, tani shitet në 38 shtete dhe ka nisur puna për shndërrimin e tij në një film hollivudian.
Por autores 40-vjeçare, nuk i pëlqen krahasimi me “50 Shades of Grey” të E.L. James. “’50 Shades of Grey’ është një histori Hirusheje. Një vajzë eturpshme pasive dhe e virgjër, që dashurohet me një burrë më të madh dhe që praktikisht e shndërron atë në një baba perfierie, gjë që të gjitha ne duam,” shprehet Hilton. Por protagonistja e re, Judith Rashleigh, nuk është aspak një Anastasia Steele.
Ajo është e punësuar në një shtëpi prestigjoze arti në Londër ndërkohë që natën punon në një bar luksoz, ku sigurohet që meshkujt me para të vazhdojnë të shpenzojnë. Aventurat e saj variojnë nga festa seksuale me të panjohur, tek aventurat me një kapiten anijeje me emrin Jan.
Burimi: New York Post/ Përshtati: Kristi Tashi