
Një postim i ndarë së fundmi në rrjett sociale nga Aulona Musta, ku ajo tregonte rutinën e përditshme të së bijës, nxiti diskutime të shumta. Agjenda e detajuar e pasdites dhe mbrëmjes së vajzës u komentua jo pak nga ndjekësit e saj.



Pas reagimeve të shumta, Aulona zgjodhi të sqarojë qëndrimin e saj, duke theksuar se rutina nuk është presion dhe as “humbje e fëmijërisë”, por një formë orientimi dhe disipline. Fëmijët kanë nevojë për strukturë, siguri, kufij të butë dhe drejtim, thotë ajo, elementë që i ndihmojnë të ndihen të qetë.
Në reagimin e saj, Aulona e bën të qartë se koha e lirë është pjesë e pandarë e agjendës, por jo e barasvlershme me mungesën e strukturës.
Ajo shton se e shqetëson më shumë një fëmijë pa orientim, pa orare gjumi, që kalon kohën duke përdor telefonin/tabletin dhe pa hapësirë për të zbuluar e zhvilluar talentet që ka, sesa një fëmijë me rutinë.
“Unë nuk po rris një fëmijë perfekt,” shkruan ajo, “por një fëmijë që di kur është koha për detyra, për lojë dhe për pushim.”
Reagimi i plotë në vijim:








