Në episodin e fundit të "UëTëFë Show" në Andale Media, moderatorët treguan se kishin kontaktuar Alketa Vejsiun, për të kuptuar qëllimin e deklaratës së saj mbi Arbana Osmanin gjatë mbrëmjes ku ajo ishte në rolin e opinionistes në "Big Brother".
Nëse kishit menduar se ideja e saj për një "Big Brother", ku ajo së bashku me Ledionin do të ishin banorë e Arbana moderatore, ishte një kunjë ndaj kësaj të fundit, Alketa deklaron krejt të kundërtën. Përmes një mesazhi ajo u shpreh se Arbanës më shumë se të gjithëve i takonte të ishte pjesë e atij show, marrë parasysh që është njeriu i parë që e ka prezantuar këtë format.
"Nuk kam lidhje fare me thumbim për Arbanën, përkundrazi unë doja ta bëja pjesë integrale të show-t, sepse asaj i takonte duke qenë njeriu i parë që e ka prezantuar dhe unë thashë që ajo duhet ta prezantojë dhe ne duhet të futeshim brenda në shtëpi. Ishte vetëm pozitive."
Nëse mendoni se idetë e Alketës për një program me të tre ata përfunduan gjatë mbrëmjes së Big-ut, gaboheni. Sipas përgjigjes, ajo do të dëshironte të ishte pjesë e një programi "All Stars" bashkë me ta. E po, nuk e dimë sa mund t'i realizohen këto dëshira marrë parasysh marrëdhënien e tensionuar mes Ledionit e Arbanës.
"Ndërsa ajo pjesa e fillimit ishte vetëm për batutë, që unë do ta prezantoja, por Ledioni dhe Arbana e kanë bërë shumë mirë. Unë jam paqevënëse dhe paqeruajtëse, nuk jam e kunjave. Jam vërtet ashtu si e tha Ledioni dje, që ruaj një ekuilibër me të gjithë. Arbanën e kam ftuar në program. Ledionit, po ashtu i kam shkuar dhe do më vijë. Madje do isha shumë e lumtur po të bënim një program “All Stars” unë, Arbana, Ledioni. Pra ky është qëndrimi im."
View this post on Instagram
Siç edhe u shpreh, Alketa di të ruajë ekuilibra e të jetë paqeruajtëse. Të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Ledionin, i cili edhe pse u vendos papritur përballë emrit të Arbanës, u tregua më i gatshëm se kurrë për të vazhduar dramën intriguese, që për arsye ende të panjohura, ekziston mes tij dhe ish-moderatores së "Big Brother".
Ndiqeni momentin e plotë më poshtë:

