
Pas disa lajmeve "të sigurta" se Argjira Spanca është shtatzënë, moderatorja ka reaguar duke i mohuar fjalët.
Në një story në Instagram, Argjira tha:
"Dua të sqaroj një herë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë."
Ajo sqaroi se dëshira për t'u bërë nënë është, por ka disa gjëra "që nuk i ka ajo në dorë" dhe kur të vijë si moment, ajo dhe Graciano Tagani do e ndajnë me njerëzit:
"Dëshira është dhe ka qenë gjithmonë, por ka gjëra në jetë që nuk i kemi në dorë. Ju falenderoj për interesimin, dashurinë dhe respektin. Kur të vijë momenti i duhur, unë dhe Graciano do ta ndajmë me ju."

Vetëm pak ditë më parë Argjira shpërndau një video të një krijuese tjetër në Instagram me mbishkrimin:
"Duke vendosur nëse duhet të bëhem joshëse dhe seksi apo të ngelem shtatzënë në 2026-n."

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani e bënë publike lidhjen e tyre 5 vite më parë në "E Diell", pikërisht aty ku dyshja u njohën dhe krijuan historinë e tyre të dashurisë.
