Momentalisht nuk është fort aktive në muzikë, por disa vite më parë Iggy Azalea ishte një nga reperet më trend, duke përfshirë çmime në American, MTV apo Billboard Music Awards dhe nominime Grammy. Megjithatë, paçka suksesit, Ledri i tha “jo” për një arsye shumë të thjeshtë.
I ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun, Ledri u pyet pikërisht për këtë bashkëpunim të përfolur.
“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. [Nuk ka qenë në stilin tim]. Është e vërtetë që Fatoni [menaxheri i dikurshëm] më ka thënë dhe i kam thënë ‘jo, nuk më hyn në punë’.”
Ledri shtoi se nuk i interesonte bashkëpunimi, qoftë edhe për njohje ndërkombëtare. “2 followers më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow,” tha ai.
Reperi theksoi se nëse do të synonte karrierën ndërkombëtare, nuk do të bashkëpunonte me Azalea-n, por me dikë tjetër.
Në një intervistë për emisionin “Thumb” në vitin 2017, menaxheri i dikurshëm i Ledrit, Faton Shoshi, tha:
“Kam qenë në Los Angeles dhe isha me menaxherin e Iggy Azalea-s. E bisedova që Ledri të kishte një bashkëpunim me të dhe ata pranuan. Normalisht që ne bëmë një ofertë financiare dhe e arrita marrëveshjen. Por fatkeqsisht Ledri nuk deshi. Tha mirë jam në Shqipëri, mirë në Kosovë. Nuk kam pretendime për jashtë pasi e ndjej veten shumë mirë këtu. Nuk kam interes.”