Showbiz

Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit se pse toka nuk është e sheshtë :)

Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit

Në një botë ku shkenca po zhvillohet gjithnë e më shumë, inteligjenca artificiale po merr një hov të jashtëzakonshëm, Gazmend Ujkashi, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, i ka hipur makinës së kohës dhe na ka kthyer pas në kohë, për të na thënë se “toka është e sheshtë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Nuk mendonim se do të shkruanim sërish një artikull të tillë (pasi edhe Getinjo ishte i të njëjtit mendim), por ja ku jemi, duke shpjeguar gjërat elementare.

Gazmendi ishte i bindur se “toka është e sheshtë”, megjithëse banorët hapën librat shkollorë të klasës së 6-të, për t’i shpjeguar gravitetin dhe faktin se jo, toka s’mund të jetë e sheshtë.

Pak historik të shkurtër: Në vitin 500 p.e.s grekët e lashtë besonin se Toka kishte formë rrumbullake. Këtë e besonin edhe egjiptianët e lashtë. Megjithatë, Pitagora ndriti botën dhe tha se Toka është sferike. Ndonëse ideja e tij bazohej në estetikë, sipas mendimit se sfera është forma perfekte dhe jo në baza shkencore, ishte Aristoteli ai që na dha ca arsye pse Toka nuk mund të ishte e sheshtë.

Eratosthenes ishte i pari person që llogariti perimetrin e Tokës dhe në shek. III. Më pas, studiuesit myslimanë bënë matjet e avancuara që nga shek. IX pas Krishtit e mandej, ndërsa europianët bënë pjesën e tyre: Zbuluan më shumë rreth Tokës përmes lundrimeve. Më pas, pamjet nga hapësira ishin prova e fundit, por qartazi, jo për Gaz Ujkashin.

Mendimi se Toka është e sheshtë, u rishfaq në vitet 1800 si një reagim ndaj përparimit shkencor dhe qarkulloi si mendim në njerëzit që donin të kthenin literaturën biblike në vëmendje. Përkrahësi më i famshëm ishte shkrimtari britanik Samuel Rowbotham (1816-1884). Ai propozoi idenë se Toka është një disk i sheshtë dhe i palëvizshëm, që ka si qendër Polin e Veriut.

Më pas, u krijua edhe “Shoqëria Ndërkombëtare e Kërkimit të Tokës së Sheshtë”, në vitin 1956, nga Samuel Shenton, një shkrimtar britanik. Në fillim të viteve 2000, teoria pushtoi internetin dhe tanimë ka ca njerëz që janë të bindur se po, Toka është e sheshtë. Shoqëria mori hov dhe në tetor të vitit 2009, zhvilloi sërish konferenca.

Gjithsesi, shkurt e shqip, le të shpjegojmë se pse Toka nuk është e sheshtë dhe urojmë që të mos e hapim më këtë temë:

- E para, imazhet nga hapësira:

Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit
 
- Edhe pa imazhet nga hapësira, sërish shumë argumente nga njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë bien poshtë lehtësisht, vetëm me ligjet bazë të fizikës. Lavjerrësi i Foucault, pajisja e krijuar nga Léon Foucault, i cili në vitin 1851 vari një trup të rëndë bronzi prej 28 kg. Trupi u var në një zinxhir 67 m në Pantheon në Paris. Lavjerrësi mund të lëkundet në çdo rrafsh dhe ndryshon drejtimin çdo ditë, duke ofruar të dhëna për rrotullimin e Tokës. (Disa njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë, mendojnë se lavjerrësi është i rremë).

- Nëse Toka do të ishte e sheshtë, mund të shihnim distancën nga New York-u deri në Madrid, me një teleskop të fuqishëm. Por, është 100% e sigurt që kjo nuk mund të ndodhë.

- Edhe përmes detit mund ta kuptojmë se Toka nuk është e sheshtë, pasi kur një anije kur shfaqet në port, fillimisht shohim pjesën e direkut dhe më pas pjesën tjetër.

- Vende të ndryshme të botës kanë cikle të ndryshme perëndimi dhe lindjeje. Nëse planeti do të ishte i sheshtë, nuk do të ndodhte kështu.
 
- Një tjetër tregues është edhe perëndimi i diellit, i cili nuk është i njëjtë kudo në botë.
 

REELS

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Let's go back in history and explain to Gazmendi why the earth is not flat :)

Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit

In a world where science is developing more and more, artificial intelligence is taking a tremendous leap, Gazmend Ujkashi, from the house of "Big Brother VIP Albania 3" takes us back to the time of Galileo Galilei, to tell us that "the earth is flat".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

We didn't think we'd write an article like this again (as Getinho was of the same opinion), but here we are, explaining the basics.

Gazmendi was convinced that "the earth is flat", although the residents opened their 6th grade textbooks to explain gravity and the fact that no, the earth cannot be flat.

A little background: In 500 BC, the ancient Greeks believed that the Earth was round. The ancient Egyptians also believed this. However, Pythagoras enlightened the world and said that the Earth is spherical. Although his idea was based on aesthetics, according to the opinion that the sphere is the perfect form and not on scientific grounds, it was Aristotle who gave us some reasons why the Earth could not be flat.

Eratosthenes was the first person to calculate the circumference of the Earth and in the c. III. Then, Muslim scholars made advanced measurements from c. IX AD onwards, as Europeans did their part: Discovered more about the Earth through navigation. Then, the footage from space was the last test, but clearly, not for Gaz Ujkashin.

The idea that the Earth is flat resurfaced in the 1800s as a reaction to scientific progress and circulated as an opinion among people who wanted to bring biblical literature back into focus. The most famous proponent was the British writer Samuel Rowbotham (1816-1884). He proposed the idea that the Earth is a flat, stationary disk centered on the North Pole.

Then, the "International Flat Earth Research Society" was also created in 1956, by Samuel Shenton, a British writer. In the early 2000s, the theory took the internet by storm, and there are now quite a few people who are convinced that yes, the Earth is flat. The society took off and in October 2009, held conferences again.

Anyway, in short and in Albanian, let's explain why the Earth is not flat and we hope not to open this topic again:

- First, images from space:

Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit
 
- Even without the images from space, many arguments from people who believe the Earth is flat still fall easily, with just the basic laws of physics. Foucault's pendulum, the device created by Léon Foucault, who in 1851 suspended a heavy bronze body of 28 kg. His body hangs on a 67 m chain in the Pantheon in Paris. The pendulum can swing in any plane and changes direction every day, giving an indication of the Earth's rotation. (Some people who believe the Earth is flat think the pendulum is fake.)

- If the Earth were flat, we could see the distance from New York to Madrid, with a powerful telescope. But, it is 100% sure that this cannot happen.

- Even through the sea we can understand that the Earth is not flat, because when a ship appears in the harbor, we first see part of the mast and then the rest.

- Different countries of the world have different sunset and sunrise cycles. If the planet were flat, this would not happen.
 
- Another indicator is the sunset, which is not the same everywhere in the world.