News

Lajmi i shumëpritur! Lahuta shqiptare mbrohet nga UNESCO

Lajmi i shumëpritur! Lahuta shqiptare mbrohet nga UNESCO

Lahuta është një prej pasurive historike të vendit tonë dhe është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale e UNESCO-s, duke u cilësuar si një element që kërkon mbrojtje të menjëhershme.

Lajmi i shumëpritur! Lahuta shqiptare mbrohet nga UNESCO

Arti i krijimit, të luajturit dhe të kënduarit me lahutë, prej shekush është konsideruar si një nga pasuritë më identifikuese të Shqipërisë. Ai është trashëguar kryesisht në zona rurale dhe ka transmetuar dashurinë për atdheun, trimërinë dhe paepërsinë e shqiptarëve. Si një instrument i thjeshtë, por domethënës, lahuta rrëfen edhe për mikpritjen dhe nderin, veçanërisht të zonave malësore.

Lajmi i shumëpritur! Lahuta shqiptare mbrohet nga UNESCO

Lahuta është ruajtur me fanatizëm në krahinat e Malësisë së Madhe, Malësisë së Gjakovës, Dukagjinit, Rugovës, Drenicës, Plavës dhe Gucisë.

Si rrjedhojë e një kërkimi të gjatë dhe sfidues, ekspertët dhe studiuesit Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge, arritën që të kontribuojnë në përfshirjen e instrumentit në UNESCO. Ata bashkëpunuan me komunitetet lokale, bënë kërkime në terren dhe një dokumentim të detajuar, duke paraqitur një dosje, e cila u dorëzua në UNESCO në marsin e vitit 2024.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?