Norvegjia do të ndalojë konsumin e alkoolit për të parandaluar përhapjen e Omicron.
Në baret dhe restorantet e Norvegjisë do të ndalohet shërbimi i alkoolit, do të shtrëngohen masat nëpër shkolla si dhe do të përshpejtohet programi i vaksinimit. Të gjitha këto, në dobi të shmangies së përhapjes së infektimit.
Kryeministri u shpreh se situata me variantin e ri është serioze dhe rastet po përhapen shumë shpejt, duke shtuar se Omicron ka ndryshuar rregullat.
Më 7 dhjetor, autoritetet norvegjeze vendosën një kufi në numrin e vizitorëve të lejuar në shtëpi private dhe shkurtuan kohën gjatë së cilës baret dhe restorantet mund të shërbejnë alkool.
Edhe Britania e Madhe nis misionin anti-Omicron: Synohet të bëhen 1.1 milionë vaksina çdo ditë, deri në fund të muajit.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka shpallur të hapur fushatën më të madhe të vaksinimit kundër Omicron, përmes dozës së tretë të vaksinës duke pasur si objektiv bërjen e 1 .1 milionë vaksinave, çdo ditë deri në fund të këtij muaji.
Sipas tij, kjo do godasë Britaninë me valë batice. Deri më sot 40 përqind e popullsisë britanike nga 12 vjeç e sipër ka marrë dozën e tretë e cila ofron mbrojte më të madhe se sa dy dozat e bëra deri më sot.
Doza e tretë konsiderohet nga shkencëtaret si doza që ofron mbrojtjen më të madhe ndaj kësaj cila po përhapet me shpejtësi të frikshme.
Në Sri Lanka gjendet një prej gurave të çmuar më të rrallë.
Autoritetet në Sri Lanka kanë zbuluar një gurë gjigant prej safiri blu që peshon rreth 310 kilogramë. Sipas ekspertëve, të cilët e analizuan me shumë kujdes gurin e çmuar, u arrit në përfundimin se është një prej gurave më të rrallë në botë që peshon më shumë se 300 kilogram. Organizatat ndërkombëtare janë ende në proces për çertifikimin e këtij lloj guri.
Guri prej safiri u gjend pranë zonës së quajtur Ratnapura, i njohur si "kryeqyteti i gurave të çmuar" ku vendasit e kishin hasur rastësisht për shkak të madhësisë së tij të rrallë.
Vrasje në kryeqytet: Humb jetën 29-vjeçari
Një ngjarje e rëndë e ndodhur pas mesnatës së sotme ka tronditur Tiranën, ku pas një konflikti të çastit autori ka qëlluar mbi një 29-vjeçar i cili nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Irfan Tomini" e ndërsa autori nuk është identifikuar ende pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Burimi: CNN, Reuters, Abc News