News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Katari thotë se armëpushimi mes Izraelit dhe Gazës është në një moment kritik

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kryeministri i Katarit, në një konferencë për Forumin në Doha, u shpreh se ka arritur në një pikë kritike armëpushimi mes Gazës dhe Izraelit dhe mund të dështojë, nëse nuk ndërmerren masa dhe hapa të shpejtë.

Ai theksoi se nuk mund të ndodhë një armëpushim i vërtetë nëse nuk tërhiqen plotësisht forcat izraelite nga territori i Gazës, gjithashtu edhe se palestinezët duhet të gëzojnë lirinë për të jetuar dhe udhëtuar. Deri më tani, asnjë nuk është realizuar.

Gjoba ndaj X: Elon Musk thirrje kundër Bashkimit Europian

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Elon Musk bëri një thirrje kundër Bashkimit Europian, pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj rrjetit social, për arsye të shkeljes së rregullave të transparencës. Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit e quajti këtë gjobë një “sulm politik ndaj popullit amerikan”.

“Bashkimi Europian vendosi këtë gjobë të çmendur jo vetëm ndaj X-it, por edhe ndaj meje personalisht, çka është edhe më absurde. Prandaj, duket se reagimi ynë duhet të synojë jo vetëm BE-në, por edhe personat që morën këtë vendim kundër meje. BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti të kthehet te vendet anëtare, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”, shkroi miliarderi në platformën X.

Ndërkohë, BE e akuzon X se ka bërë shkelje që përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjës blu”, mungesën e transparencës në reklama dhe dështimin për të dhënë qasje tek të dhënat publike.

Rusia ndërpret marrëdhëniet ushtarake me disa shtete

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake historike me Portugalinë, Francën dhe Kanadanë, pas një dekreti të publikuar gjatë fundjavës. Sipas vendit, tre marrëveshjet, të nënshkruara mes 1989-2000, nuk janë më strategjikisht të rëndësishme. Ata u firmosën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Në vitin 1989, u firmos marrëveshja me Kanadanë, disa javë pas rënies së Murit të Berlinit. Me Francën, u firmos në vitin 1994, duke u shoqëruar me përpjekje të shumta që presidenti Boris Jelcin bëri për të integruar Rusinë në strukturat europiane. Më tej, marrëveshja me Portugalinë, u nënshkrua në vitin 2000.

Ukrainë/ Centrali i Zaporizhias del jashtë funksionit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Centrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainën është mbyllur përkohësisht, bëri me dije Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Arsyeja është sulmet e shumta ruse. Centrali është për momentin jashtë funksionit, pasi u lidh me një linjë transmetimi energjie, por ende nuk ka nisur punën.

Gjatë sulmeve që kreu Rusia në mbrëmje, u godit një kryqëzim hekurudhor afër Kievit, por nuk u raportua asnjë viktimë. Sulme të shumta u bënë edhe ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës, duke synuar pikërisht hidrocentralët.

 

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭