
Hong Kong: Të paktën 44 të vdekur dhe qindra të zhdukur në zjarrin në një kompleks apartamentesh

Një zjarr masiv në Tai Po, Hong Kong, ka shkaktuar të paktën 44 viktima dhe ka lënë 279 persona të zhdukur, duke u bërë zjarri më vdekjeprurës në dekada.
Flakët përfshinë shtatë nga tetë kullat e kompleksit të banesave, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan gjithë natën për të nxjerrë banorët nga apartamentet e përfshira.
Hetimet vijojnë, dhe policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.
Papa Leo do të vizitojë Turqinë dhe Libanin në udhëtimin e parë jashtë vendit si papë

Papa Leo nis të enjten udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si udhëheqës i Kishës Katolike, një mision gjashtë-ditor paqeje dhe uniteti në Turqi dhe Liban, mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme.
Ai do të takohet me liderë politikë e fetarë, përfshirë presidentin Erdogan dhe Patriarkun Bartholomew, dhe do të mbajë mesha e vizita simbolike që synojnë të theksojnë rolin e Vatikanit si zë moral për paqen.
Italia përballet me ndërprerje të udhëtimeve, ndërsa sindikatat bëjnë thirrje për greva mbarëkombëtare

Italia pritet të përballet me kaos udhëtimesh në fund të nëntorit dhe dhjetorit, pasi sindikatat kanë thirrur disa greva kombëtare që do të godasin trenat, transportin lokal, tragetet dhe lidhjet ajrore.
Grevat e 28 nëntorit dhe 12 dhjetorit kundërshtojnë planin buxhetor të qeverisë dhe mungesën e investimeve në shërbime thelbësore, duke rritur rrezikun e anulimeve dhe vonesave për udhëtarët në një periudhë shumë të ngarkuar.
Mijëra njerëz protestojnë në Bullgari përpara votimit përfundimtar parlamentar

Mijëra protestues në Sofje rrethuan parlamentin dhe bllokuan të gjitha daljet, duke kundërshtuar rritjen e madhe të taksave në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Demonstrata, e organizuar nga opozita dhe e ndjekur nga rreth 20 mië persona, u përshkallëzua në përplasje me policinë, me hedhje flakadanësh, përpjekje për të thyer kordonin dhe madje përmbysje të mjeteve policore.
Pavarësisht kundërshtimeve të gjera dhe paralajmërimeve nga ekonomistët, qeveria pritet ta miratojë buxhetin, i cili parashikon shpenzime rekord dhe rritje të ndjeshme të barrës fiskale.