News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Volodymyr Zelensky/ Iran/ J.D. Vance/ Greqi

Iran/ Arrestohen 20 persona pasi dyshohet se janë spiunë të Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani ka arrestuar 20 njerëz që dyshohen se janë pjesë e spiunazhit të Izraelit, Mossad. Hetuesit iranianë kanë bërë me dije se personat e arrestuar kanë bashkëpunuar me inteligjencën izraelite gjatë muajve të fundit.

Gjatë javës së kaluar në Iran u ekzekutua një shkencëtar bërthamor, i cili u dënua për spiunazh në emër të Izraelit. Ai supozohej se ndau të dhëna për inteligjencën izraelite, së bashku me një tjetër shkencëtar bërthamor, i cili vdiq gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në qershor.

Bisedimet për paqen mes Rusisë & Ukrainës: Flet Zelensky

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, reagoi pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se do të takohet me Vladimir Putin në Alaska për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Sipas Zelensky-t, nuk do të pranohet as edhe një marrëveshje që përfshin lëshimin e territoreve ukrainase, për të arritur paqen.

“Sigurisht, ne nuk do t’i japim Rusisë çmime për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe. Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë e shprehur në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo! Askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë tokën e tyre pushtuesit”, u shpreh ai, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për vendime të vërteta, të cilat do të sjellin paqen dhe përpjekjet për të bërë një marrëveshje që nuk përfshin prezencën e Ukrainës, janë të papranueshme dhe joefektive.

Njohja e Palestinës si shtet sovran/ Reagon administrata e Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Administrata e Donald Trump në Uashington ka thënë se nuk e ka në plan të njohë shtetin palestinez dhe se e konsideron primare shkatërrimin e Hamasit, i cili është cilësuar si organizatë terroriste.

Zëvendëspresidenti J.D. Vance u shpreh: “Ne nuk kemi plan për të njohur një shtet palestinez. Nuk e di se çfarë do të thoshte të njohësh vërtet një shtet palestinez, ndërkohë që nuk ka një qeveri funksionale”.

Ndërkohë, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë shprehur se do ta njohin Palestinën si një shtet sovran, duke ndihmuar kështu edhe në tkurrjen e terrorit dhe luftës në Gaza.

Greqi/ Vendi përfshihet nga zjarret

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zjarret e fuqishme në Greqi kanë shkaktuar vdekjen e një personi, ndërsa vendi po përballet me një situatë tejet kaotike. Më tepër se 200 zjarrfikës, 11 avionë dhe 7 helikopterë janë në luftë më zjarret e shumta në Keratea, një zonë në juglindje të Athinës, ndërsa është kryer edhe evakuuimi i banorëve të zonës.

Vatrat e zjarrit po ndihmohen edhe nga erërat e forta, duke vështirësuar kështu punën e zjarrfikësve, por edhe të avionëve që hedhin ujë për t’i shuar zjarret. Banesat e banorëve janë në rrezik të vazhdueshëm dhe gjendja paraqitet e rrezikshme.

REELS

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

----news/83741/lajme-ne-pak-minuta-fare-po-ndodh-ne-bote-i83741