Showbiz

Laert Vasili ironizon Megi Pojanin: 'Harron shoqja Lenka që puthi shoqen Tefta'

Laert Vasili ironizon Megi Pojanin: 'Harron shoqja Lenka që puthi
Foto: ABC News

Laert Vasili ishte i ftuar së fundmi në emisionin "ABC e Mëngjesit" në ABC News dhe komentoi ndër të tjera përjashtimin e tij nga "Për'puthen". 

"Kam përshtypjen që ishte problemi që ishte puthja mashkull me femër. Se dy femra janë puthur në emision. Janë puthur dhe dy femra të tjera, po s'janë shqetësuar. Halli ishte që s'duhet të puthja njeri unë," tha si fillim Laerti me ironi.

I pyetur nga Enkel Demi, një prej moderatorëve të emisionit, se pse e puthi konkurrenten, Laerti nuk u duk se ndiente ndonjë pendesë, edhe pse pas puthjes ai i kërkoi falje konkurrentes së "Për'puthen":

"Kështu më erdhi mo vëlla. Bëra ndonjë hata? Kam vënë dorën aty, asnjë gjë, urdhëro. Pastaj qeshën, pati dhe duartrokitje."

Më tej, Laerti tha se puthja ishte "teatrale" dhe se "nuk ngeli nderi i vajzës tek një emision". Ai nuk kurseu ironitë as ndaj produksionit dhe Megi Pojanit, moderatores, duke e quajtur "shoqja Lenka" dhe duke e paralelizuar vendimin për ta përjashtuar atë nga "Për'puthen" si veprimet diktatoriale gjatë komunizmit.

"Komiteti mori një vendim. Shoqja Lenka doli aty mbajti një fjalim. Harron shoqja Lenka që ishte puthur me shoqen Tefta para nja ca... po hajd mo, s'ka gjë. Si të duan more aman," tha Laerti duke kujtuar që edhe Megi me Aulona Mustën shkëmbyen një puthje në buzë para pak kohësh në emision.

Në fund, Laerti shprehu se fjalimi i Megi Pojanit pas përjashtimit të tij nga programi e kishte bërë të dukej "si plehrë", pasi nënkuptonte se ai ishte një antivlerë për programin. 

"Pasi vajza e pranoi ndjesën e Laertit, shoqja Lenka tha 'ne distancohemi, promovojmë vlerat' pra unë qenkam një antivlerë dhe m'u duk vetja si plehrë. Unë kam ikur nga Komiteti, jam përjashtuar nga Partia," përmbylli ai ironikisht.

Për më shumë nga ngjarjet që i paraprinë këtyre deklaratave të Laertit, lexoni artikujt e mëposhtëm:

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Laert Vasili ironizes Megi Pojani: 'Friend Lenka forgets that she kissed friend Tefta'

Laert Vasili ironizon Megi Pojanin: 'Harron shoqja Lenka që puthi
Photo: ABC News

Laert Vasili was recently invited to the "ABC of the Morning" show on ABC News and commented, among other things, on his exclusion from "Për'puthen". 

"I have the impression that the problem was the male-female kiss. That two women kissed on the show. Two other women kissed too, but they didn't care. The problem was that I shouldn't have kissed anyone," Laertes said ironically at first.

Asked by Enkel Demi, one of the show's moderators, why he kissed the contestant, Laerti did not seem to feel any remorse, although after the kiss he apologized to the "Për'puthen" contestant:

"That's how it came to me, brother. Did I do something wrong? I put my hand there, nothing, order me. Then they laughed, there was applause."

Laerti further clarified that the kiss was "theatrical" and that "the girl's honor was not lost on a show." He did not spare irony either towards the production and Megi Pojani, the moderator, calling her "comrade Lenka" and comparing the decision to expel her from "Për'puthen" to dictatorial actions during communism.

"The committee made a decision. Comrade Lenka came out there and gave a speech. Forget comrade Lenka, she kissed comrade Tefta a while ago... come on, it's okay. Let's do whatever we want, okay," said Laerti, recalling that Megi and Aulona Musta also exchanged a kiss on the lips a short time ago on the show.

In the end, Laerti stated that Megi Pojani's speech after his expulsion from the program had made him look "like trash," as it implied that he was an anti-value for the program. 

"After the girl accepted Laertes' apology, comrade Lenka said 'we distance ourselves, we promote values' so I was an anti-value and I felt like trash. I left the Committee, I was expelled from the Party," he concluded ironically.

For more on the events that preceded these statements by Laertes, read the following articles: