Në kujtim të numrit të tyre në konkurrimin e "Dancing with the Stars", Megi dhe Jurgen kanë vendosur të bëjnë tatuazh numrin 10.
Në ngjyrë të kuqe dhe minimalist, tatuazhi në krahët e secilit është një ide fantastike për të kurorëzuar një eksperiencë emocionuese.
Ja disa arsye pse një numër është ideja perfekte për të përjetësuar një ngjarje në një tatuazh.
1. Së pari, ju mund t'i jepni lehtësisht kuptim një numri të rëndësishëm për ju. Mund të jetë datë, orë, etj. Nuk ka nevojë për shumë shpjegime apo figura abstrakte si tatuazhe.
2. Së dyti, numrat shpesh mund të kenë kuptime të shumëfishta. Për shembull, në këtë rast, 10-a është numri i Megit dhe Jurgenit, por është gjithashtu një numër me shumë kuptime spirituale në numerologji.
3. Së treti, është një ide shumë minimaliste dhe elegante dhe duket si rasti perfekt për të ndarë të njëjtin tatuazh me dikë tjetër.