Për emrat e bebushave do të ketë gjithnjë interes. Prindërit e rinj janë gjithmonë në kërkim të një emri të veçantë dhe me kuptim për të voglin e tyre.
Por a do të donit të dinit se cili ka qenë emri më i famshëm në vitin tuaj të lindjes? Në pamundësi për t’i marrë që nga 1916-ta, po merremi vetëme me bebushat e viteve 1990-të.
1990
Emrat më të famshëm për djem asokohe ishin Michael, Christopher dhe Matthew. Ndërsa emrat trend të vajzave ishin Jessica, Ashley dhe Brittany.
1991
Emrat e mësipërm vazhdonin të ishin në top listën e të preferuarëve, vetëm me një ndryshim. Emri Amanda u bë një nga më të pëlqyerit e prindërve.
1994
Në 1994-ën radha i erdhi emrit tjetër më të famshëm. E kuptoni tani pse quheni Emily?
1997
Në këtë vit, e gjithë bota ra në dashuri me Jack dhe Rose tek Titanic. Po në të njëjtën kohë, emri Jack ishte më i lakuari. Nënat u fiskuan t’i quanin djemtë e tyre me emrin më të famshëm të heroit të dashurisë.
1999
Alex, Emily dhe Hannah ishin top 3-shja më popullore e atij viti.
2000
Në vitin 2000, të famshëm ishin emrat që fillonin me “T”. Taylor për vajza dhe Tyler për djemtë ishin ato që zgjidheshin më shumë.
2007
Ndonëse prindërit vazhdonin të ishin të dhënë pas emrave si Jacob, Michael apo Emily, kur Angelina dhe Brad lindën vajzën e tyre biologjike, të gjithë u fiksuan me emrin Shiloh.
2010
Ky vit i përkiste emrit Sophia...
2013
Noah, Liam dhe Jacob ishin të parët në listat e djemve. Ndërsa për vajzat ende vazhdon Sophia, Emma dhe Olivia.
2017
Emrat e preferuar për djem vitin që lajmë pas, në rang botëror duket se kanë qenë Noah dhe Alden. Prindërit vazhdojnë të frymëzohen nga filmat më romantikë të të gjitha kohërave!
Burimi: Women’s Health