Një burrë që e ka ndryshuar mbiemrin e tij në “Null”, ka thënë se ka përfituar shërbime të shumta falas duke qenë se kjo fjalë, nuk njihet nga bazat e të dhënave të sistemeve kompjuterike. Raven Felix Null, 24-vjeç, rrëfen se ndryshimi i mbiemrit, i ka siguruar atij 7 netë falas në 7 hotele të ndryshme dhe makina me qera falas. Duke qenë se fjala “Null” është e paregjistrueshme, sistemi nuk e njeh atë si person.
Kjo do të thotë se kur recepsionisti shkruan “Null” në kutinë e mbiemrit, sistemi e njeh automatikisht si mungesë të dhënash. Një gjë e tillë rezulton në refuzimin e kompjuterit për të aprovuar kërkesën e faturimit dhe kështu Raven nuk duhet të paguajë asgjë. Ai e ka bërë të ditur një gjë të tillë në rrjetin social “Reddit”. Nëse dikush do të provojë të marrë masa për një gjë të tillë, Raven ka kërcënuar se do t’i hedhë në gjyq për diskriminim.
Burimi: The Sun/ Përshtati: Kristi Tashi