Luana Vjollca do të hapë dasmën e motrës së saj Marina Vjollca me Getoar Selimin, sot në mbrëmje. Marina ka zgjedhur sigurisht motrën e saj të vogël e të përkëdhelur, si njeriun më të rëndësishëm që ka dëshmuar si lidhja e saj me Getoar Selimin është rritur derisa vendosën të kurorëzonin dashurinë me një martesë sot tek Gjiri i Lalzit.
Kështu shkruan në Instagram gazetari i gossip&showbiz Eraldo Rexho.
Dasma e Besit dhe Xhensilës, fiks 10 ditë më parë, solli në vëmendje gruan që hapi ceremoninë, gjyshen e Besart Kallakut, Ijen. Ajo u ftua më pas në “Top Show”, tashmë si një personazh i njohur në media.
Kurse Luana Vjollca është ndër personazhet më të përfolur në mediat shqiptare dhe sot pritet të marrë mjaft vëmendje në dasmën e motrës së saj me reperin e njohur.