Metropolitan

Kush është ylli i kinemasë me të cilën thuhet se Brad tradhëtoi Angelina-n

Lajmi i ndarjes së Angelina Jolie-së nga Brad Pitt shkaktoi një tronditje në media. Jolie, 41, më 15 shtator hapi ligjërisht proçesin e divorcit. Sipas një burimi pranë çiftit, Angelina e mori këtë vendim për shkak të “mënyrës sesi po sillet Brad-i me fëmijët” duke qenë “shumë e mërzitur nga mënyrat e tij.” Burimi shtoi se Angelina-s i ka ardhur në majë të hundës me Brad-in, sepse ai konsumon drogë dhe alkool.

“Tradhëtia”

Nga ana tjetër, të tjera burime thanë për “Page Six” se Angelina-s i treguan për tradhëtinë e Brad-it në sheshxhirimin e filmit të ri, “Allied”, ku luan në krah të aktores franceze Marion Cotillard.

Cotillard, një aktore shumë e vlerësuar në Hollivud, fituese e çmimit “Oscar”, është e martuar me aktorin Guillaume Canet që në 2007-ën. Ata kanë bashkë një djalë 4-vjeçar.

Në 2007-ën, Marion fitoi mirënjohje ndërkombëtare kur u shpall fituese e çmimit “Oscar” si aktorja më e mirë për rolin e këngëtares legjendare franceze Edith Piaf në filmin “La Vie en Rose”. Në 2014-ën, Cotillard u konsiderua “aktorja më e paguar franceze e shekullit të 21-të”.

Sidoqoftë, këto raportime për tradhëti mbeten të pakonfirmuara.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb