Ndërkohë që dasmorët prisnin që çifti të bëjë betimet ndaj njëri-tjetrit, ajo që i ka lënë të gjithë gojëhapur ka qenë nusja e quajtur Katie.
Gjithë fjalimin e premtimeve ajo ia dedikoi ish-it të burrit të saj të ardhshëm dhe sigurisht kjo habiti të ftuarit dhe internetin mbarë. Ndryshe nga rasti klasik, ku nusja të paktën atë ditë nuk do ta kujtojë farë ish-bashkëshorten e burrit, ajo ka gjetur momentin për t’i shprehur mirënjohjen.
Duket se nga martesa e parë, dhëndri kishte një djalë me të, për të cilën tani do të kujdesej nusja. Ndonëse ish- bashkësohortja ishte në një lidhje të re tanimë, mardhënia mes tyre ishte në harmoni të plotë.
“Dua të të falenderoj që më pranove si miken tënde. Dhe premtoj që do ta mësoj dhe dua djalin tuaj ditë pas ditë.”- është shprehur ajo. Menjëherë sapo është postuar, videoja u bë virale në internet. Të shumta kanë qenë komentet që lartësonin sjelljen e Katie-s duke e quajtur atë si shembulli ideal.
“Unë nuk i kam thënë askujt për këtë që po bëj. Nuk dua t’i premtoj vetëm tim shoqi. Unë nuk kisha nevojë vetëm për besimin dhe respektin e tij për këtë martesë, por gjithashtu tuajin. Kam premtuar se gjithmonë do të jemi një familje. Dhe pa asnjë hezitim, them se kurrë nuk do ta thyej këtë premtim.”- i është drejtuar ajo, ish-it, ndërkohë që të ftuarit kishin nisur të përloteshin.
Përveç të tjerave, mesazhi i nuses shkoi për të gjitha ata që përballen me situata si e saj.
“Jo çdokush ka luksin të ketë marrëdhënien që kemi ne. E di që në këto rrethana problemet janë gjithnjë të pranishme, por nëse është dëshira çdo gjë është e mundur. Dilni jashtë kornizës së normave. Bëhuni ju ndryshimi.”
Burimi: The Independent