Metropolitan

Krijuesi i ‘Squid Game’ thotë se Netflix nuk e bëri të pasur

Krijuesi i ‘Squid Game’ thotë se Netflix nuk e bëri

Pavarësisht se u bë një fenomen kulturor i mirëfilltë me një shikueshmëri rekord, krijuesi dhe regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyu, zbuloi se drama e suksesshme i ka siguruar atij "mjaftueshëm para për të vënë ushqim në tryezë", duke nënkuptuar që është paguar mjaftueshëm sa të sigurojë gjërat themelore për të jetuar.

“Nuk është se Netflix po më paguan një bonus”, tha 50-vjeçari për Guardian. Ai vuri në dukje se pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të "Squid Game", që u bë shfaqja më suksesshme në historinë e Netflix, platforma e transmetimit po e paguan sipas kontratës origjinale.

Krijuesi i ‘Squid Game’ thotë se Netflix nuk e bëri

Hwang bëri shaka se ka të ngjarë që të mos jetë kurrë aq "i pasur" sa protagonisti i “Squid Game” i varur nga bixhozi, Seong Gi-Hun. Megjithatë, autori pranoi se ai ka mjaftueshëm para për t'ia dalë. Pagesa e tij mund të jetë e papërfillshme duke marrë parasysh se seriali rriti shifrat e njerëzve që abonohen në Netflix me 4.4 milionë. Aktualisht, shfaqja vlerësohet të jetë me vlerë rreth 900 milionë dollarë për Netflix.

Shtojmë gjithashtu se realizimi i “Squid Game" shkaktoi probleme për trupin dhe mendjen e Hwang . “Ishte e lodhur fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht,” u shpreh ai për procesin krijues, i cili thuhet se ishte aq stresues sa humbi gjashtë dhëmbë.

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

The creator of 'Squid Game' says Netflix did not make him rich

Krijuesi i ‘Squid Game’ thotë se Netflix nuk e bëri

Despite becoming a veritable cultural phenomenon with record ratings, Squid Game creator and director Hwang Dong-hyu found that the successful drama provided him with "enough money to put food on the table", meaning that is paid enough to provide the basic things to live on.

"It's not like Netflix is ​​paying me a bonus," the 50-year-old told the Guardian. He noted that despite the tremendous success of "Squid Game", which became the most successful show in Netflix history, the broadcasting platform is paying for it under the original contract.

Krijuesi i ‘Squid Game’ thotë se Netflix nuk e bëri

Hwang joked that he will probably never be as "rich" as the protagonist of gambling-addicted "Squid Game" Seong Gi-Hun. However, the author admitted that he has enough money to make ends meet. His payout could be negligible considering the series increased the numbers of people subscribing to Netflix by 4.4 million. Currently, the show is estimated to be worth about $ 900 million for Netflix.

Not to mention that the realization of "Squid Game" caused problems for Hwang's body and mind. "She was physically, mentally and emotionally exhausted," he said of the creative process, which is said to have been so stressful that he lost six teeth .