Billie Eilish – 17-vjeçarja më e famshme e kohëve të fundit – ishte duke shëtitur rrugëve teksa një fans i kërkoi të bënte një foto. Me gjithë dëshirën e madhe, këngëtarja pranoi:
Man... pic.twitter.com/68TWMkgOkx
— k (@PogbaEscobar) June 23, 2019
Megjithatë, duket se fotografitë ranë në duart e një personi, i cili i publikoi në Twitter me mbishkrimin “Billie Eilish është e kolme”. Mjaftoi një fjali e tillë që Twitter-i të revoltohej me të drejtë kundër tij për tri arsye kryesore:
- nuk është mirë që të klasifikohen gratë në të kolme ose jo;
- Billie është minorene;
- vishet me rroba të gjera pikërisht që të mos diskutohen të tilla çështje për të.
Në fakt, këngëtarja ka folur më parë në lidhje me arsyen pse vishet vetëm me rroba të gjera.
“S’dua që bota të dijë gjithçka për mua. Prandaj vesh rroba të mëdha e të gjera. Njerëzit s’mund të flasin sepse s’e dinë si dukem nën rroba, më kuptoni?” tha ajo në një video të shkurtër për Calvin Klein, një markë me të cilën Billie realizoi edhe një fushtatë. “Nuk mund të thonë ‘oh, është e dobët, por me hire,” nuk mund të thonë ‘është e dobët dhe pa hire.’ Nuk mund të gjykojnë në kam të pasme të mëdha a të vogla. Nuk mund të thonë asgjë sepse s’dinë gjë.”
Me mijëra njerëz në Twitter u prekën nga deklarata e Billie-t sepse është një realitet i përjetuar, sidomos nëse je vajzë a grua. Nëse tregon trupin, sado pak, pa pikë dyshimi dikush do e komentojë, qoftë për mirë a për keq. Dhe kur vjen puna te Billie që është ende adoleshente, këto komente e dëmtojnë dhe ndikojnë më shumë.