
Nëse jeni romantke të dëshpëruara që mezi prisni histori dashurie dhe ëndrra të papërmbushura, duhet t’i falënderoni komeditë romantike të viteve ’90.
Ato ku çdo vajzë ka një takim të lezetshëm dhe rastësor me mashkullin e ëndrrave të saj (edhe nëse nuk e ka kuptuar ende!), marrëdhënia e tyre zhvillohet me shpejtësinë e dritës, dhe pastaj, pas një gjesti totalisht dramatik, kuptojnë që janë perfekt për njëri-tjetrin dhe jetojnë të lumtur përgjithmonë… në botën e filmave.
Po, skenari është i thjeshtë, i parashikueshëm dhe pothuajse i pamundur në jetën e vërtetë, por është po aq i magjishëm.
Vitet ’90 ishin dekada e artë për rom-com-et, dhe shumë nga filmat më ikonë të këtij zhaneri dolën atëherë: "Clueless", "Pretty Woman", "Sleepless in Seattle", për të përmendur vetëm disa prej tyre.
Julia Roberts, Meg Ryan dhe “mbretëresha” të tjera të rom-com-it që ishin gjithmonë në ekran, duket sikur nuk kishin kohë tjetër përveçse të dashuroheshin me kolegun e tyre të ëndrrave.
1. One Fine Day (1996)
Nëse nuk e keni parë Michelle Pfeiffer dhe George Clooney në kulmin e tyre të rom-com-it të viteve ’90, duhet ta shihni menjëherë. Filmi tregon një ditë të jashtëzakonshme në jetën e dy prindërve beqarë në New York, të cilët detyrohen të bashkëpunojnë dhe shpejt zbulojnë një kimi të padiskutueshme mes njëri-tjetrit.
2. Groundhog Day (1993)
Kur një meteorolog cinik dërgohet për të raportuar festimet vjetore të Groundhog Day në Punxsutawney, ai gjendet duke përjetuar të njëjtën ditë pa fund. Një film mbi dashurinë, rritjen personale dhe shanset e dyta që mund të ndryshojnë gjithçka.
3. Father of the Bride (1991)
Steve Martin dhe Diane Keaton luajnë si çifti i martuar George dhe Nina, të cilët përpiqen të organizojnë dasmën e vajzës së tyre, e cila sapo kthehet nga studimet jashtë vendit, i surprizon me lajmin se është fejuar. Ata përpiqen të jenë të qetë, por le të themi që gjërat bëhen pak dramatike ndërsa përpiqen t’i japin vajzës së tyre 22-vjeçare, Annie, dasmën që ajo dëshiron.
4. The Parent Trap (1998)
Ky film klasik është një kombinim mes rom-com dhe filmit për marrëdhënien mes motrash. Dy binjake që nuk e kanë takuar kurrë njëra-tjetrën gjenden papritur në të njëjtin kamp veror dhe vendosin të bëjnë planin për të ribashkuar prindërit e divorcuar.
5. Can’t Hardly Wait (1998)
Kush nuk do të donte një rom-com të lezetshëm adoleshentësh? Kur një klasë maturantësh organizon një festë të madhe për mbylljen e vitit, duket se të gjithë kanë një mision: të bëjnë atë që nuk patën guxim të bëjnë gjatë katër viteve të fundit.
6. Love Potion No. 9 (1992)
Kur një kimist, Paul, dështon në dashuri, viziton Madame Ruth, e cila i jep një pije magjike dashurie. Ai dhe bashkëpunëtori i tij, Farrow, vendosin ta provojnë dhe shpejt bëhen të parezistueshëm për të gjithë. Por nga kush tërhiqen më shumë ata të dy? Ndoshta njëri-tjetri?
7. Sliding Doors (1998)
Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se si do të ishte jeta juaj nëse do të kishit bërë qoftë edhe një veprim të vogël ndryshe, ky film është një domosdoshmëri. Ai ndjek dy rrjedha të mundshme, shumë të ndryshme, të jetës së një gruaje: njëra ku arrin trenin dhe tjetra ku e humb. Një film që ju bën të vendosni gjithçka në pikëpyetje… dhe të ndjeni keqardhje.
8. Clueless (1995)
Ugh! Si mund të mos jetë ky në krye të listës? Cher Horowitz ka qenë frymëzim për shumë vajza teksa përpiqej të navigonte jetën e shkollës së mesme dhe t’i bënte një transformim total vajzës së re në shkollë, Tai-t. Fakt interesant për adhurueset e Jane Austen: filmi është bazuar në romanin "Emma".
9. Four Weddings and a Funeral (1994)
Këtu Hugh Grant fitoi famën e tij në rom-com. Ai është protagonisti në këtë film, që flet për një grup shoqëror që përballen me dy nga ngjarjet më të pashmangshme të jetës: martesa dhe vdekja.
10. The Wedding Singer (1998)
Shumë rom-com-e janë më të ngarkuara me dashuri sesa me humor, por jo ky. Adam Sandler do t’ju bëjë të qeshni dhe qani njëkohësisht. Ai luan një këngëtar dasmash që braktiset në altarin e tij; më pas, fillon të dashurohet me shoqen e re, Julia (Drew Barrymore).
11. There’s Something About Mary (1998)
Ky film bëri bujë kur doli, dhe për një arsye të mirë: është njëkohësisht humoristik dhe i ëmbël. Ted, 29 vjeç, punëson një person që të gjejë dashurinë e tij të gjimnazit, Mary, por investigatori përfundon duke u dashuruar vetë me të, dhe shpejt zbulon se nuk është i vetmi që po e ndjek Mary-n.
12. As Good as It Gets (1998)
Ky është filmi i fundit rom-com që ka fituar çmimet Oscar për Aktorin dhe Aktoren më të Mirë. Një shkrimtar i mërzitur me OCD në New York bie në dashuri me kamerieren, e vetmja që e duron sjelljen e tij.
13. Jerry Maguire (1996)
Një opsion i mirë nëse po përpiqeni të bindni një person që s'i pëlqen rom-com-et të shikojë këtë film bashkë me ju. Tom Cruise luan një agjent sportiv që jep dorëheqjen nga puna për të hapur agjencinë e tij. E vetmja kolege që e ndjek është Dorothy, një nënë e re 26-vjeçare, luajtur nga Renée Zellweger. Ata fillojnë të dashurohen, por rruga nuk është e lehtë.
14. The Best Man (1999)
Ky film ka gjithçka: romancë, komedi dhe dramë. Kur një kopje e librit të papublikuar të Harper Stewart mbi aventurat e tij dashurore të mëparshme shpërndahet përpara se të bëhet shoqëruesi i dhëndrit, ai përpiqet ta mbajë sekret, duke u frikësuar se do të dalin sekretet mbi të dhe nusen e dasmës.
15. How Stella Got Her Groove Back (1998)
Stella, 40 vjeç, pranon të shkojë në një udhëtim në Xhamajka me shoqen e saj, Delilah. Aty takon Winston Shakespeare, 20 vjet më të ri. Por mosha është vetëm një numër dhe ata fillojnë një romancë së bashku.
16. Runaway Bride (1999)
Pothuaj një dekadë pas "Pretty Woman", Julia Roberts dhe Richard Gere bashkohen sërish me regjisorin Garry Marshall për historinë e një vajze, një djali dhe shumë dasmave. Filmi nuk është aq magjik sa "Pretty Woman", por gjithmonë ka diçka speciale t'i shohësh këta dy aktorë si një çift çmendurisht të dashuruar.
17. Notting Hill (1999)
Roberts pati një vit të jashtëzakonshëm në 1999-n, me "Runaway Bride" dhe "Notting Hill". Ky i fundit është më ikonik për shkak të kimisë mes saj dhe Hugh Grant, dhe shumica mund ta dinë se përse: për shkak të momentit të famshëm ku ajo i thotë “Jam vetëm një vajzë, duke qëndruar përpara një djali, duke i kërkuar që të më dojë.”
18. You’ve Got Mail (1999)
Meg Ryan dhe Tom Hanks na tregojnë një histori të ëmbël dashurie. Qyteti i New York-ut është pothuajse personazh i tretë. Dhe skena e fundit në Riverside Park? Lot pa pushim.
19. She’s All That (1999)
Ka shumë argumente për ta konsideruar këtë rom-com të shkollës së mesme si film përkufizues i viteve ’90. Ky film ka gjithçka: transformimin e plotë të "vajzvs së shëmtuar", Usher, Rachael Leigh Cook duke zbritur shkallët, Paul Walker (RIP) dhe skenën më të çmendur të kërcimit në historinë e kinemasë.
20. 10 Things I Hate About You (1999)
Nëse "She’s All That" nuk është rom-com-i i pakundërshtueshëm i viteve ’90, atëherë ky duhet të jetë. Një përshtatje e "The Taming of the Shrew", me Joseph Gordon-Levitt, Julia Stiles dhe Heath Ledger.
21. My Best Friend’s Wedding (1997)
A është Julia Roberts mbretëresha e rom-com-eve? Po, padyshim. Aftësia e saj për të balancuar romancën dhe komedinë në mënyra të reja dhe të ndryshme është fantastike. Në duart e dikujt tjetër, ky film mund të dukej i çuditshëm: vajza prish dasmën e shokut të ngushtë sepse papritmas kupton se e do?! Vetëm Julia Roberts mund ta bëjë këtë dhe prapë të pëlqehet nga të gjithë.
22. Chasing Amy (1997)
Dashuria e njëanshme gjithmonë prodhon rom-com-e interesante, por ky film me Ben Affleck shkon edhe më tej. Në vend që të ndjekë një grua që nuk është e interesuar, ai ndjek një grua që nuk është e interesuar në asnjë mashkull.
23. Emma (1996)
Një vit pas "Clueless", Gwyneth Paltrow luan heroinën Emma Woodhouse në një përshtatje kryesisht besnike ndaj romanit. Ashtu si Cher Horowitz, Emma është një mblesë katastrofike, por përkushtimi i saj ndaj dashurisë, miqve dhe lumturisë së përjetshme e mban të fokusuar, duke mos e kuptuar dashurinë që ndien për të bukurin Mr. Knightley.
24. While You Were Sleeping (1995)
Sandra Bullock bie në dashuri me një djalë në koma, ose më saktë, bie në dashuri me një djalë që pastaj bie në koma, përfshihet në një gënjeshtër sikur është e fejuara e tij, dhe pastaj dashurohet me vëllanë e tij dhe pjesën tjetër të familjes. Një kaos i ëmbël dhe i sinqertë.
25. Sleepless in Seattle (1993)
Ryan dhe Hanks shfaqen në një tjetër kryevepër.
26. Pretty Woman (1990)
Megjithëse ka shumë elementë të dikutueshëm, "Pretty Woman" ka një lehtësi dhe dhuron një ndjenjë gëzimi falë sharmit të fuqishëm të Julia Roberts. Kushdo që e ka parë skenën me kutinë e bizhuterisë dhe buzëqeshjen e saj ikonike, e di për çfarë e kemi fjalën.