Pak pas përfundimit të ndeshjes me Armeninë, kombëtarja shqiptare e futbollit është vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti Bujar Nishani.
“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”, është shprehur presidenti.
Gjatë mbrëmjes së të dielës në Aremeni, kombëtarja shqiptare e futbollit mundi ekipin armen me rezultatin 0-3 duke bërë që për herë të parë, Shqipëria të jetë pjesë e kampionatit europian “Francë 2016”. Gjatë drekës së sotme, në Tiranë pritet një tjetër festë e madhe e tifozerisë kuqezi.
Burimi: top-channel.tv
Përshtati: Kristi Tashi