Metropolitan

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme, nëse ai do ishte 15 vjeç

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,
Foto: David Beckham, Victoria Beckham, Brooklyn Beckham/ Peter White/Getty;Karwai Tang/WireImage

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz janë shfaqur publikisht shumë të bashkuar gjatë Krishtlindjeve, në një moment kur marrëdhëniet e tij me familjen Beckham duket se janë në pikën më të keqe.

Brooklyn publikoi në Instagram një foto ku mban dorën e Nicola-s, të shoqëruar me mbishkrimin “Gjithçka e imja”, gjë është një mesazh i qartë se ai po rreshtohet hapur me bashkëshorten e tij mes konfliktit familjar. 

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Aktualisht, në rrjetet sociale po qarkullojnë akuza dhe kundërakuza për bllokime në Instagram mes Brooklyn-it, prindërve të tij David dhe Victoria Beckham dhe vëllait Cruz.

Tensionet u shtuan edhe më shumë pasi Brooklyn postoi një video në TikTok me një mesazh të nënkuptuar, që shumë ndjekës e interpretuan si thumb ndaj familjes së tij. Kjo ndodhi pasi Cruz Beckham deklaroi publikisht se Brooklyn kishte bllokuar të gjithë familjen në Instagram, duke mohuar zërat se prindërit kishin bërë të kundërtën. Sipas Cruz, ata u “zgjuan të bllokuar”, gjë që e bëri konfliktin publik dhe të komentuar gjerësisht nga fansat dhe media.

Pra, Brooklyn edhe po i eliminon vetë nga jeta prindërit, edhe luan viktimën duke shprehur herë pas here se gjithçka i ka mbetur është bashkëshortja!

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Sipas burimeve pranë familjes Beckham, David dhe Victoria janë thellësisht të lënduar dhe të tronditur nga situata, sidomos sepse ajo ndodhi në prag të Krishtlindjeve, një periudhë që zakonisht lidhet me bashkimin familjar. Ata thuhet se nuk e prisnin këtë përçarje dhe ndihen të pafuqishëm për ta rregulluar situatën. Nga ana tjetër, raportet për probleme mes Brooklyn-it dhe familjes së tij nuk janë të reja dhe kanë nisur që nga martesa e tij me Nicola-n në vitin 2022, kur u përfol për tensione mes saj dhe Victoria Beckham.

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Këto përplasje u bënë edhe më të dukshme kur Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham, si dhe kur nuk u shfaqën në dokumentarin e Netflix për jetën dhe karrierën e Victoria Beckham, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes. Burime pranë çiftit thonë se Brooklyn aktualisht nuk ka interes të pajtohet me familjen dhe është i fokusuar te ndërtimi i një jete të qetë dhe pa drama me Nicola-n, edhe pse çdo veprim i tij vazhdon të analizohet dhe interpretohet nga publiku.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

This immaturity of Brooklyn Beckham towards his parents would be reasonable if he were 15 years old.

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,
Photo: David Beckham, Victoria Beckham, Brooklyn Beckham/ Peter White/Getty; Karwai Tang/WireImage

Brooklyn Beckham and his wife Nicola Peltz have appeared very united in public over Christmas, at a time when his relationship with the Beckham family seems to be at its worst.

Brooklyn posted a photo on Instagram of himself holding Nicola's hand, accompanied by the caption "Everything is mine," which is a clear message that he is openly siding with his wife amid the family conflict. 

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

Currently, accusations and counter-accusations of Instagram blocks between Brooklyn, his parents David and Victoria Beckham, and brother Cruz are circulating on social media.

Tensions escalated after Brooklyn posted a TikTok video with an implied message that many followers interpreted as a jab at his family. This came after Cruz Beckham publicly stated that Brooklyn had blocked the entire family on Instagram, denying rumors that his parents had done the opposite. According to Cruz, they “woke up blocked,” which made the conflict public and widely commented on by fans and the media.

So, Brooklyn is both eliminating his parents from his life and playing the victim, stating time and time again that all he has left is his wife!

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

According to sources close to the Beckham family, David and Victoria are deeply hurt and shocked by the situation, especially since it came on Christmas Eve, a time usually associated with family reunions. They reportedly did not expect this rift and feel powerless to fix the situation. On the other hand, reports of problems between Brooklyn and his family are not new and have been going on since his marriage to Nicola in 2022, when tensions between her and Victoria Beckham were rumored.

Kjo papjekuri e Brooklyn Beckham ndaj prindërve do ishte e arsyeshme,

These clashes became even more apparent when Brooklyn and Nicola were absent from David Beckham's 50th birthday party, as well as when they did not appear in the Netflix documentary about the life and career of Victoria Beckham, unlike the rest of the family. Sources close to the couple say that Brooklyn currently has no interest in reconciling with the family and is focused on building a quiet, drama-free life with Nicola, even though his every move continues to be analyzed and interpreted by the public.