Lifestyle

Kjo është festa e beqarëve

Faqet e internetit për njohjen me partnerë të mundshëm si Plenty of Fish dhe Match.com, kanë vënë re një numër të madh të përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale të dielën e parë pas pushimeve të festave.  Data 3 janar nënkupton një ditë ku “deti është plot me peshq” që janë online dhe presin kandidatët.

Plenty of Fish, është një shërbim për takime online falas ku marrin pjesë aktivisht çdo ditë 3 milion njerëz. Ekspertët presin që numri i përdoruesve në këtë të dielë të parë të vitit, të rritet me 24%. Kjo domethënë që në fund të ditës 3 janar të jenë futur në sistem 81000 përdorues. Shannon Smith menaxherja e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun në Plenty of Fish tha se ky vit do jetë shpresëdhënës për beqarët. Përdoruesit që e përdorin gjatë javës dy herë më shpejt se në kushte të tjera.

Edhe faqja tjetër e internetit Match.com tha se kjo është dita më aKtive e vitit për ta.

“Ajo është si një festë kombëtare për beqarët siç e kuptuat. Shumë njerëz e perceptojnë “takimin të dielën” si një gjë shumë e mirë.”

“Match.com zbuloi se 51% e beqareve i vunë vetes objektiv rritjen e numrit të njerëzve që kërkojnë  shoqëri dhe fokusimi me gjetjen e dikujt të veçantë…,” tha Amarnath Thombre, drejtoresha e Match.com.

Jo vetëm këto të dyja, por shumë faqe të tjera gjithashtu numërojnë një numër më të lartë të përdorimit në këtë ditë edhe në vitet e mëparshme.

Burimi: TheGuardian; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

----kjo-eshte-festa-e-beqareve