Ditëlindja e Bella Hadid nisi me urimin special të The Weeknd-it dhe foton ku dyshja puthej gjithë pasion. Por festa sigurisht nuk kishte nisur ende. Mëngjesi i nesërm duket se i ka gjetur bashkë dhe këngëtari u kujdes që 22-vjetori i saj të ishte perfekt me detaje.
Shampanjë e mirë!
Puthje romantike rrugëve, një darkë surprizë dhe 2 torta!
Hadid s’mund të ishte më e lumtur se kaq dhe në llogarinë e saj të Instagram-it ka ndarë momente nga dita e veçantë.
Përveç çiftit, të lumtur duket se kanë qenë edhe paparacët, që s’kanë ndaluar së shkrepuri foto teksa dyshja ecte me duar të kapura.
Pastaj magjia ndodhi në mbrëmje...Një super festë ku gjithçka dukej perfekte dhe ja...Sërish Bella dhe The Weeknd duke u puthur.
Dhe në fakt, nuk u vëmë faj, koha e humbur duhet rikuperuar!