Kida është një nga personazhet më të rezervuara të show biz-it shqiptar dhe vajza e preferuar e prindërve shqiptarë me deklaratën e fundit të saj!
E ftuar në emision Express Rozë ajo është pyetur për bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun, familjen, karrierën dhe marrëdhëniet e saj. “Kam shumë plane për verën dhe projekte që do mundohem t’i sjell këtë vit. Kohën e kaloj në studio duke punuar ose në shtëpi. Njëherë për njëherë nuk mendoj për dashurinë pasi duhet t’i përkushtohem karrierës. Dashuria nuk është diçka që s’duhet të kërkohet, por i vjen koha dhe asaj. Tani kam muzikën dhe shkollën” ka thënë këngëtarja, duke na kujtuar kështu shprehjen që na kanë thënë prindërit prej vitesh: “Shiko shkollën njëherë, pastaj merru me të tjerat!”