Khloe Kardashian e solli në jetë vajzën e saj True, mes skandalit dhe zhurmës mediatike që shkaktoi tradhëtia e partnerit të saj Tristan. Së fundmi burime të afërta pranë 34- vjeçares kanë treguar se babai vogëlushes True, sipas Khloe i nuk kupton pasojat që ka shkaktuar tradhtia e tij.
“Si një djalë, ai nuk i kupton pasojat e veprimit të tij. Është deri diku normale për të që të përpiqet t’i nxisë tani gjërat e tij në marrëdhënie me Khloe-n. Khloe e mbajti të bijën jashtë gjithë kësaj pasi nuk mendon se Tristan arrin të kuptojë pasojat e veprimit të tij. Khloe mendon se skandali i tradhtisë është një çështje më e madhe nga sa mendon partneri i saj.”
Kështu janë shprehur burimet pranë 34- vjeçares lidhur me këtë çështje.
Kohët e fundit thuhet se Khloe dhe Tristan po kalojnë një kohë vërtetë të mirë bashkë, madje po përpiqen të rikuprojnë të gjithë dëmet që shkaktoi tradhtia dhe skandali që erdhi pas saj.