Raqqa, në Sirinë veriore, është një qytet nën kontrollin tërësor të forcave terroriste. Krimet më të tmerrshmë dhe qendra e veprimtarisë së tyre, është pikërisht ky qytet. Nëse ke parë seç ndodh në të, ke parë mizoritë më të mëdhaja që mund të bëjë njeriu. Ka qenë paksa e pamundur rrjedhja e pamjeve dhe imazheve ekskluzive të asaj që ndodh brenda qytetit, derisa dy femra rrezikuan jetën për të na treguar realitetin.
Dyshja të cilat e kanë quajtur veten Om Omran dhe Om Mohammad, fshehën kamerat nën veshje për të filmuar jetën në shtetin islamik. Ato dokumentuan sesi femrat jetojnë nën ligjet shtrënguese të kësaj shoqërie: nuk u lejohet të dalin nga shtëpia dhe të zbulojnë qoftë edhe një pjesë të trupit. Rregullat janë kaq ekstreme sa fytyra e tyre mbulohet edhe në paketimet e bojrave të flokëve.
Foto tregojnë ushtarët e ISIS sëbashku me gratë në rrugët e qytetit. Shumë prej tyre i fshehin armët që kanë me vete për t’ju shmangur sulmeve ajrore. Raqqa u vendos nën kontrollin e ISIS në gusht të vitit 2014 dhe që prej atij viti gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Fillimisht femrave u lejoheshin të visheshin normalisht, pa doreza apo me sy të mbuluara. “Por çdo javë, pas lutjeve të të premteve, njerëzve u jepeshin urdhra të reja. Derisa në fund gratë u detyruan të vishnin dy nikab (veshje tradicionale), doreza të zeza dhe të mos dilnin nga shtëpia. Shkollat e vajzave u mbyllën, i gjithë sistemi arsimor u zhduk dhe të vetmet leksione ishin ato që lidheshin me organizatën terroriste. Të burgosurit u vranë, homoseksualët u hodhën nga tarracat dhe njerëzit pasi pushkatoheshin, liheshin në tokë derisa shtypeshin nga makinat” ka thënë njëra prej autoreve të videos.
Video mbyllet më njërën prej grave, e cila pasi hyn në shtëpi, heq mbulesën dhe ndihet e lirë. “Më mungon të eci rrugëve pa u shqetësuar. Të dal kur të dua, të vesh çfarë të dua dhe të ndihem si më parë” ka thënë ajo.
Burimi: The Independent / Përshtati: Ergisa Bejkollari