Ylli i pop-it Taylor Swift, ka qënë gjithmonë ajo vajza që është shquar më tepër për elegancën e saj sesa për format e rrumbullakëta. Gjatë paraqitjes së saj të fundit, këngëtarja ka treguar forma ndryshe nga herët e tjera dhe kjo ka ngjallur dyshime tek fansat e saj dhe mediat online. Në fotot e shkrepura nga paparacët, bie lehtësisht në sy fundshpina e saj. Ndërkohë që kanë filluar të krahasohen fotot e mëparshme me fotot e bëra përpara pak ditësh, fansat e saj kanë filluar të diskutojnë se çfarë mund të ketë bërë ajo për të pasur format e reja. Është diskutuar për të brendshme me mbushje, për operacion plastik dhe impiante në fundshpinë pavarësisht se Taylor nuk ka qënë ndonjëherë tipi i vajzës që i pëlqen këto ndëryhyrje. Por, të paktën të gjithë janë dakort në një pikë, që Taylor duket më bukur se kurrë.
Burimi; Hollywood Life/Përshtati; Mikaela Brokëri