Showbiz

Kënga e vjedhur: Capital T flet për të vërtetën e ‘Akull’

Kënga e vjedhur: Capital T flet për të vërtetën e

Në një intervistë për emisionin “Ndrrimi i natës” në Klan Kosova, Capital T foli ndër të tjera edhe për këngën e tij të fundit, “Akull”, e cila u diskutua së tepërmi pak kohë më parë për shkak të ngjashmërisë me një këngë të njohur indiane.

Refreni i “Akull” përkonte me kolonën zanore të filmit të njohur të Bollywood-it, “Ek Villain”. Pak ditë pas publikimit, kompania muzikore që gëzonte të drejtën e kolonës zanore të "Ek Villain", T-Series, bllokoi këngën e reperit duke shtuar dyshimin se kënga ishte realisht e vjedhur.

“Kemi pasur një problem, realisht. Ka qenë kolona zanore e një filmi indian. Unë nuk e kam ditur kur e kam blerë këngën nga producenti,” tha Capital T në NIN. “Nuk e kam ditur se e ka përdorur në atë mënyrë ose nuk kishte marrë leje. Kështu që kompania në fjalë që kishte të drejtat për atë këngë, një ndër kompanitë më të mëdha në YouTube, e bllokoi dhe më dërguan email ku u prezantuan se kush ishin dhe pse e bllokuan këngën.”

T-Series bllokoi këngën “Akull” më 25 nëntor, një ditë para tërmetit tragjik në Shqipëri. Për shkak të situatës së krijuar, Capitali e pati të pamundur të kontaktonte menjëherë me kompaninë në fjalë.

“Në ato momente ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe isha atje duke u marrë me aksionet atje dhe nuk kisha kohë t’u ktheja email. Por u ktheva [në Kosovë] kontaktuam dhe u morëm vesh. Këto janë gjëra që ndodhin në gjithë botën.”

26 ditë pas premierës, “Akull” numëron momentalisht më shumë se katër milionë klikime.

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Stolen Song: Capitat T Speaks of 'Ice' Truth

Kënga e vjedhur: Capital T flet për të vërtetën e

In an interview for Clan Kosova's "Night Change" show, Capital T also talked about his latest song, "Ice", which was discussed long ago because of the resemblance to a song known Indian.

The "Ice" refrain coincided with the soundtrack to Bollywood's famous movie, "Ek Villain". A few days after the release, the music company that enjoyed the song, the T-Series, blocked the rapper's song, raising suspicion that the song was actually stolen.

“We had a problem, really. It has been the soundtrack to an Indian film. I didn't know when I bought the song from the producer, ”Capital T told NIN. “I didn't know he used it that way or didn't get permission. So the company that had the rights to that song, one of the biggest companies on YouTube, blocked it and sent me emails explaining who they were and why they blocked the song. "

The T-Series blocked the song "Ice" on November 25, the day before the tragic earthquake in Albania. Due to the situation created, Capital was unable to immediately contact the company in question.

“In those moments there was an earthquake in Albania and I was there dealing with the actions there and I didn't have time to return an email. But I came back [to Kosovo] and got in touch. These are things that happen all over the world. ”

26 days after its premiere, "Ice" currently numbers more than four million clicks.