Metropolitan

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e reperit me Shqipërinë?

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dy ditë më parë, por Drake mendon se nuk është kurrë tepër vonë për t’u bashkuar me festën. Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike.

Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

Për momentin e kemi paaak të paqartë lidhjen e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi. Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”. Dhe/ose Mariana, një vajzë nga Prishtina, i ka thyer zemrën.

Shtojmë që simboli ynë kombëtar, vizualisht, mund të lidhet disi me titullin e këngës. Dy kokat e shqiponjës shohin në drejtime të kundërta, ashtu si polet e kundërt Drake-Mariana; Polar opposites është një një term që përdoret për të përshkruar dy njerëz që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Drake, kemi nevojë për përgjigje!

REELS

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

Drake's song with Albanian symbols: What is known about the rapper's connection with Albania?

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

Albania's Independence Day was two days ago, but Drake thinks it's never too late to join the party. On Wednesday, one day after Independence's 111th anniversary, Drake released the music video for "Polar Opposites," the closing track from his latest album, "For All the Dogs."

The entire music video of the song contains references to Albanian culture. At the beginning, the title of the song appears, accompanied by the double-headed eagle symbol.

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

Afterwards, Drake plays poker and billiards with a group of friends, who are all dressed, along with Drake, in bomber-style jackets, with the double-headed black eagle again appearing on the back.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

In "Polar Opposites", Drake sings to a girl who has blocked him from all platforms. Most likely, Mariana is Albanian from Kosovo, since at one point in the song, he says: "I don't know how they do things in Pristina / I just know that the tension is growing". This could be a reference to the tensions in the north of Kosovo with the Serbian side. Drake, apparently, not only appreciates Albanian culture, but at the same time is also informed about geo-political tensions.

The video ends with an eagle flying over the sea.

Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç'dihet për lidhjen e

At the moment, Drake's connection with Albania is a bit unclear, but one of the reasons could be the fact that one of the lyricists of his latest album is the Albanian Gent Memishi. Through him, the rapper came into contact with Albanian culture and it seemed like a good idea to make it part of the album. And/or Mariana, a girl from Pristina, broke his heart.

Drake, we need answers!