Metropolitan

Çfarë?! Pavarësisht lidhjes së ngushtë, Millie Bobby Brown akuzon kolegun për ngacmim dhe bullizëm

Çfarë?! Pavarësisht lidhjes së ngushtë, Millie Bobby
Getty

Millie Bobby Brown dhe David Harbour kanë pasur përplasje gjatë xhirimeve të serialit “Stranger Things”. Sipas “The Daily Mail”, Millie, e cila luan rolin e Eleven në serialin e famshëm, ka paraqitur një ankesë ndaj David, ku e akuzon për ngacmim dhe bullizëm.

Çfarë?! Pavarësisht lidhjes së ngushtë, Millie Bobby

“Aktorja ka dorëzuar një ankesë për ngacmim dhe bullizëm përpara fillimit të xhirimeve të sezonit të fundit”, tha një burim për median, duke shtuar se “ka pasur faqe të tëra me akuza” dhe se hetimi “zgjati për muaj të tërë.”

Po sipas burimeve, pretendimet e Millie ndaj David nuk përfshinin akuza për sjellje të papërshtatshme me natyrë seksuale. Ajo gjithashtu thuhet se kishte një përfaqësues në set gjatë xhirimeve të sezonit të pestë, i cili përfundoi në dhjetor të vitit 2024.

Çfarë?! Pavarësisht lidhjes së ngushtë, Millie Bobby
 
Ndërsa marrëdhënia e tyre baba-bijë në ekran u bë gjithnjë e më e tensionuar, aktorja ka folur më parë për mënyrën se si raporti i tyre në jetën reale reflektonte atë të personazheve të tyre.

“Përjetojmë shumë emocione, zemërohemi me njëri-tjetrin, jemi si baba e bijë,” tha aktorja, asokohe 14-vjeç, gjatë një paneli në “PaleyFest” në Los Angeles, në vitin 2018.

David Harbour gjithashtu ka lënë të kuptohet më parë se marrëdhënia e tyre në ekran ka ndikuar në atë reale. Në vitin 2021 ai tha se ndiente një “dashuri të thellë atësore” për Millie-n, të cilën e kishte njohur që gjatë xhirimeve të sezonit të parë të “Stranger Things”, që u publikua në vitin 2016.
 
“Unë dhe Millie gjithmonë kemi pasur një lloj marrëdhënieje të veçantë, sepse e njoha që kur ishte shumë e vogël. E njoha përpara se fama e madhe ta përfshinte,” ishte shprehur David Harbour në podkastin “That Scene with Dan Patrick.”

Çfarë?! Pavarësisht lidhjes së ngushtë, Millie Bobby
 
“Kam një ndjenjë mbrojtëse ndaj saj. Kam një shqetësim të vërtetë,” shtoi ai për aktoren, e cila ishte vetëm 11 vjeç kur nisi punën në serialin e Netflix-it. “Më shqetëson fama dhe gjithçka me të cilën duhet të përballet. Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të thellë, si e një babai”, vijoi ai referuar raportit me të.
 
 E po, mesa duket zënkat e paskan eklipsuar marrëdhënien e ngushtë.

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili