
Një tjetër çift i famshëm në krizë? Sipas burimeve për Page Six, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë drejt fundit të marrëdhënies së tyre, madje një prej tyre ka deklaruar prerazi:
“Ka përfunduar. Po presin që të mbarojë turneu i saj përpara se ta zyrtarizojnë ndarjen.”
As Katy dhe as Orlando nuk kanë komentuar publikisht mbi statusin e lidhjes së tyre, por thashethemet vijnë pas raportimeve të mëhershme që flisnin për tension në çift, kryesisht për shkak të albumit më të fundit të Katy-t, "143".
Një burim për revistën People është shprehur:
“Katy u ndje shumë e zhgënjyer nga pritja që i është bërë albumit. Kjo e ka stresuar shumë. Orlando ka qenë mirëkuptues, por gjithsesi ka krijuar tension.”
Një tjetër burim shtoi:
“Ajo u ndje e zhgënjyer edhe nga disa prej komenteve për performancat e turneut. Kjo e ka rënduar marrëdhënien e tyre.”
Për ata që nuk e mbajnë mend, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë edhe më parë, në vitin 2017, por u ribashkuan pak kohë më pas. Madje, në një intervistë për People vitin e kaluar, këngëtarja tregoi:
“Kur zihemi, zihemi shumë, por pastaj ftohemi po aq shpejt. Është si: ‘Bla bla bla, të dua. Ok, ecim përpara.’ Ne jemi zjarr, zjarr, zjarr. Vajza jonë e sheh gjithë këtë. Orlando është si një mendimtar i thellë. Të dy kemi dy anë: më e mira e vetes dhe ajo materiale, egocentrike. Kur egoja merr kontrollin, është problem. Por kur e mbajmë në kontroll, jemi diçka krejt tjetër.”
Drama, dashuri, ego dhe një turne muzikor që mund të jetë goditja e fundit për martesën e çiftit. A do të jetë kjo ndarja përfundimtare apo vetëm një pauzë tjetër në stilin e tyre “zjarr e akull”? Vetëm koha do ta tregojë.
Burimi: Cosmopolitan